• |
ide | kryesore

Marchisio zgjedh të ardhmen: derbi për Spanjë për mesfushorin

Sport



Kanë kaluar vetëm 24 orë nga njoftimi për divorcin e tij nga Juventus e për Claudio Marchision ka mbërritur momenti për të parë drejt të ardhmes. 25 vjet nuk harrohen në një ditë, ndoshta nuk harrohen kurrë, por ky është profesionizmi: mbyllet një histori dhe fillon një aventurë e re. 32 vjecari tashmë është duke studiuar ofertat që nuk është se i mungojnë. Princin e intrigon mbi të gjitha Spanja: në Liga, në fakt, është një deri mes Sevillas (që duhet të zëvendësojë Nzonzi) e Betis.

Nuk e ka me nxitim Marchisio. Duke qenë pa kontratë dhe me merkaton eden të hapur, mesfushori ka gjithë kohën e duhur për të marrë vendimin më të mirë për të ardhmen e tij. Transferimi i mundshëm në Europë përjashton vetëm Italinë, ku Claudio e ka bërë të qartë se nuk vesh asnjë fanellë tjetër vec Juventus.

Përvec Sevillas e Betis për 32 vjecarin interesohet edhe Sporting i Lisbonës në Portugali, por edhe Nice e Monaco në Ligue 1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *