• |
ide | kryesore

Pas 100 vjetësh edhe Brazili ka “të huajin” e tij

Sport



100 vjet më vonë, edhe Seleçao, përfaqësuesja e Brazilit, ka lojtarin e saj “të huaj”. Në listën e teknikut Tite, në prag të miqësoreve të shtatorit shfaqet Andreas Pereira i Manchester United, që nuk ka lindur në Brazil por në Belgjikë, prezenca e të cilit po përflitet shumë në vendin e 5 herë kampionëve të botës.
Jemi mësuar me të kundërtën, dmth që një brazilian të natyralizohet nga kombëtare të tjera, por e kundërta është dicka e rrallë.

Pereira, i biri i një futbollisti brazilian që luante në kampionatin belg, ka ndjekur gjurmët e të atit e ka luajtur në moshat e Belgjikës deri në 17 vjeç. Më pas i ka shkruar Fifa-s duke i kërkuar të luajë për Brazilin e me fanellën e Selecaos ka marrë pjesë në Botërorin Under 20 në 2015, duke shënuar edhe një gol në finalen e humbur kundër Serbisë.

I fundit i huaj me Brazilin ka luajtur 100 vjet më parë: në Brazilin që në 27 janar të 1918 humbi 1-0 kundër Uruguay ishte një mesfushor i lindur në Itali, Francesco Police.
Përpara tij, në 1917, ishte portieri i lindur në Portugali, Casemiro do Amaral e sulmuesi i lindur në Angli, Sidney Pullen, por asnjë nga këto nuk është njohur zyrtarisht nga Fifa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *