• |
ide | kryesore

Rama: Në tetor nis puna për Bypass-in e Fierit, merr fund tortura e trafikut

Lajme, Të fundit



Në muajin tetor do të nisë puna për Bypassin e Fierit. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Jalë, ku zhvilloi një takim me të rinjtë dhe pedagogët e Akademisë së 100 fshatrave.

“Shpresoj që të jetë viti i fundit që të bllokohet rruga në Fier. Është një gangrenë e krijuar për disa vite tani, por besoj që në muajin shtator, le të themi tetor për të qenë brenda nga pikëpamja e gjithë burokracive të nevojshme për procesin, do të kemi më në fund një kontratë të re dhe do të kemi një fillim pune për të mos u ndalur më dhe për ta hapur atë trasenë e by –pass-it të Fierit në fillim të sezonit të ardhshëm dhe për ta arkivuar këtë torturë kaq vjeçare që është shumë e lehtë për t’u kthyer në mllef dhe në shqetësim, por është pak më e komplikuar për të shpjeguar pse ka ndodhur e si ka ndodhur.

Sidoqoftë nuk ishte ky qëllimi, por ishte thjesht për të shprehur mirëkuptimin tim më të plotë për të gjithë udhëtimin e për vonesën që është tërësisht e justifikuar, madje meritoni një falënderim që nuk u mërzitet nga vonesa deri në pikën që të thoshit “po kthehemi fare e nuk po zbresim në bisedën e 100 fshatrave” tha Rama pa dhënë detaje të tjera për ndërhyrjen.



8 Comments

  1. Po te kishte –nominime-per cmimin -Nobel-per mashtruesin me te madh te shekujve ky skizofreni me siguri do e merrte kete cmim me nje here.

  2. Dhe kur jep fjalen i gjati ine dihet qe e mbane . Kjo rruge do filloje ne tetor dhe kete nuk e luan as topi ,,,,,,,,,,viti nuk i dihet .

  3. Hahahaha jan ca qe me mashtrime te vogla te llojit rama, nuk mud ti durojn. Kurse me super mashtrimet e llojit berisha masturboheshin.

  4. Ke 6 vjet ne pushtet o tum, e ske bere asgje. Talleshe me kilometrat E berishes e u katandise me keq se aitë. Nje meter asfalt ske shtruar o vemje

  5. Ka thene mbi 10 here se autostrada elbasani do perfundoj kete vite, dhe keshtu kaluan 6 vite dhe rruga mbeti atje ku e la Berisha. Tani jane shembur ca gure ne rruge, dhe ka 6 muaj qe as guret nuk pastrohen,….sigurisht qe po ta degjosh Ramen ajo do te perfundoj kete vite. Ky popull, preferon te mashtrohet, kenaqet me genjeshtra, dhe Rama kete po bene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *