• |
ide | kryesore

Shqiptarët që humbën jetën në Xhenova, Admiri do prehet në Shqipëri, Marjusi në Itali

Lajme, Të fundit



Familjet e vetëm 18 viktimave të shëmbjes së urës Morandi në Xhenova kanë konfirmuar praninë e tyre në ceremoninë e varrimit shtetëror që pritet të mbahet sot në ambientet e panairit të Genovas. Ka zemërim, të madh nga ana e familjarëve që nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj ceremonia të cilët akuzojnë shtetin si fajtor të humbjes së jetës së të afërmve të tyre.

“Nuk qe fati por shteti” lexon një sllogan i varuar në banesën e njërit prej të rinjve që humbi jetën në këtë tragjedi e që u varros dje me një ceremoni private në Torre del Greco, në provincën e Napolit. Po trupat e dy viktimave shqitpare a do të jenë pjesë e varrimit shtetëror në Genova?

Mes viktimave janë dhe dy të rinjtë shqitpar Marjus Djerri 22 vjeç dhe Admir Bokrina 32 vjeç. Familja e Admirit ka vendosur që ceremonia e varrimit të kryhet në Shqipëri. Ata kanë marrë të gjithë dokumenetacionin e duhur për të kaluar kufirin dhe gjatë ditës së sotme pritet që trupi të mbërrijë në vendlindjen e tij në Oblikë të Shkodrës.

Gjithashtu Ora News mësoi se familja e të riut Marjus Djerri ka vendosur që ai të varroset në Genova dhe ceremonia e varrimit të jetë laike,  jo fetare. Ndërsa ceremonia e varrimit shtetëror do të jetë në ritin e krishterë e celebruar nga kardinali i Genovas, Angelo Bagnasco.

Me shumë gjasa dhe trupi i Marjus Djerrit nuk do të jetë në ceremoninë solemne sot në Genova dhe pse ende nuk kemi një konfirmim zyrtar. Gjithashtu burime të Ora News mësojnë se sot në këtë ceremoni do të jetë e pranishme konsullja e përgjithshme e Shqipërisë në Milano, Anila Pojani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *