• |
ide | kryesore

Tahiri me pushime, por ç’po ndodh me hetimin për trafik droge?

Lajme, Të fundit



Ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duket se i ka lënë pas vuajtjet dhe stresin që i shkaktoi hetimi për trafik ndërkombëtar droge dhe u shfaq sot në rrjetet sociale duke shijuar pushimet. Foto e tij me të birin duke praktikuar një prej pasioneve të tij, zhytjen në det, bënë xhiron në portale, njësoj si të ishte ndonjë personazh i showbizz.

Por çfarë po ndodh me dosjen e tij në prokurori? Tahiri u akuzua për trafik ndërkombëtar droge, përmes lidhjeve që kishte me Habilajt, trafikantë droge në Vlorë që dërgonin tonelata me kanabis drejt Italisë duke pasur mbështetjen e vetë Ministrit të Brendshëm të asaj kohe.

Kërkesa e prokurorisë për ta arrestuar u hodh poshtë dhe që nga emërimi i Arta Markut në detyrë me votat e Partisë Socialiste, dosja Tahiri duket e ngrirë mes burokracive procedurave. Së fundmi prokurorët thonë se janë në pritje të përgjigjes së letër-porosive që janë dërguar në Itali dhe Greqi për lëvizjet e Saimir Tahirit në këto vende.

Bashkë me dosjen janë ngrirë edhe prokurorët që kërkuan arrestimin e ish ministrit. Elisabeta Imeraj është caktuar drejtuese e Prokurorisë së Tiranës. Gentian Osmani është nën “kthetrat” e vetingut sepse fillimisht u konfirmua në detyrë, por juristët e huaj të ONM kërkuan ankimimin e çështjes. Besim Hajdarmataj është shkarkuar si drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Thënë këto, nuk është fare e çuditshme që Tahiri po i shijon këto ditë të nxehta vere për të eksploruar mes pasioneve dhe dëshirave të tij, që shiten pastaj në media si kuriozitetet e ndonjë personazhi të famshëm.



5 Comments

  1. Drinit i uroj sukses pas suksesi , ndersa ti sa me pak te dukesh apo karshillik te besh aq me mire eshte per ty .

  2. Me ligjin e ri te prokurorise,prokurori i ceshtjes eshte fuqiplote.ku jane provat se u be viti shty e shty keta jane prokuroret e saliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *