• |
ide | kryesore

Tragjedia në Genova/ Rritet bilanci, shkon në 41 numri i viktimave. Nxirret nga rrënojat familja e pajetë

Lajme, Të fundit



Rritet bilanci i viktimave të tragjedisë në Genova. Mediat italiane raportojnë sot se është nxjerrë nga rrënojat makina ku ishte një familje, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 41.

‘Tgcom’ raporton se bëhet fjalë për familjen Cecala, babai Cristian, nëna Dawna dhe vogëlushja e tyre 9-vjeçare Kristal. Makina u zbulua gjatë natës, nën një bllok të madh prej çimento në urën Morandi.

Ndërkohë, forcat e kërkim-shpëtimit vazhdojnë të gërmojmë për të katërtën ditë radhazi nën rrënojat. Tashmë në listën e të zhdukurve janë edhe dy persona të tjerë. Tragjedia në Genova ndodhi mesditën e 14 gushtit, ku një pjesë e urës Morandi u shemb krejt papritur, ndërsa ‘gëlltiti’ disa makina poshtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *