• |
ide | kryesore

Video/ Juventusi i Ronaldos fiton me përmbysje, por portugezi i sheh golat si spektator

F1, Sport, Video



Që nuk është e lehtë të shënon në kampionatin italian, Cristiano Ronaldo e provoi në debutimin në Serie A në Bentegodi kundër Chievos. Por nëse portugezi mbeti në “të thatë” në ndeshjen e tij të parë me Juventus merita kryesore është e portierit veronez Sorrentino, që bllokoi cdo tentativë të portugezit, që megjithatë luajti një ndeshje të mirë, duke u vënë në dispozicion të skuadrës edhe në të majtë, pas hyrjes së Mandzukic, në përpjekjet e kampionëve për të drejtuar ndeshje, që mori tatëpjetën pas dy golave të Chievos.

Dominim total i bardhezinjve, që nuk reflektohet aspak në fitoren in-extremis 2-3. Goli i shpejtë i Khedirës e bëri të dukej fare e lehtë: 75% të zotërimit të topit kundër 25% të verdhebluve, që goditën vetëm dy herë në portë dhe shënuan po aq herë, një nga të cilat me penallti.

12 goditje në kuadrat të Ronaldos e të tjerëve, por është dashur goli i parë i Leonardo Bonuccit dhe Bernardeschit për të marrë tre pikët e para. I fërshëllyer nga tifozët në fillim të takimit, ish-kapiteni i Milan për një sezon, shënon golin e 2-2 në minutën e 75, duke marrë brohoritjet e publikut në Bentegodi, përpara se Bernardeschi në shtesë të vulosë rezultatin.

Debutuan tre blerjet e reja të bardhezinjve, por nëse Ronaldo, ndonëse nuk shënoi bëri një performancë pozitive, Cancelo ishte nën-ton dhe mbi portugezin peshon 11 metërshi i shkaktuar ndaj Giacherinit. Pak minuta për tu vlerësuar Emre Can, por gjermani do të jetë një pedinë e rëndësishme për Allegrin, kampionati sapo ka nisur.





https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ae/aeRa.mp4



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *