• |
ide | kryesore

Zbulimi i Pele: “Mund të luaja për Juventus. Urime CR7”

Sport



Edhe Pelé mund të kishte veshur fanellën e Juventus. Vetë tre herë kampioni i botës me Brazilin e ka rrëfyer këtë histori në profilin e tij në Instagram: “Nëse gjërat do të kishin shkuar ndryshe,edhe unë do të kisha qenë një lojtar i Zonjës së Vjetër”. Atëherë, presidenti Umberto Agnelli e kontaktoi për ti ofruar një kontratë 4 vjecare, kur Pelé ende nuk kishte mbushur 21 vjec, por ishte një yll i afirmuar dhe kampion botë i 1958: “Një mbrëmje në 1961 presidenti i FIAT i ofroi 1 milion dollarë Santosit për të më marrë, por vendosa të qendroja”. Postimi në fakt është një urim për debutimin në Serie A të CR7 dhe për portugezin nuk mund të mungonte përgëzimi i legjendës më të madhe të këtij sporti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *