• |
ide | kryesore

Zbulohet e fshehta e çiftit “perfekt” mbretërorë

Paparazzi, Slider



Princi William dhe Kate Middleton janë ‘piktura e lumturisë’, me tre fëmijë të bukur dhe një martesë 7-vjeçare.
Por çifti ‘perfekt’ nuk ka kaluar edhe aq kohë të bukura në fillim të romancës. Madje ata i kanë dhënë fund marrëdhënjes së tyre përkohësisht, përpara se të përfundonin bashkë.
Gjatë periudhës së tyre universitare çifti jetoi larg, me Kate në Londër dhe Princi Ëilliam, të vendosur në kazermat e ushtrisë në Dorset.
Çifti ishin të lidhur prej katër vitesh, para se Princ William të mos pranonte që të kalonte Vitin e Ri me familjen e Kate, vendim që çoi në ndarjen e tyre.
“Ne u ndamë për pak kohë. Por kjo ishjte e drejtë, të dy ishim shumë të rinj, në universitet dhe po përpiqeshim të gjenim veten tonë, por kishim karaktere të ndryshme,”-tha William. “Po përpiqeshim të gjenim rrugën ton dhe po rriteshim. Kështu që ishte vetëm një lloj hapësire dhe funksionoi për të mirë.”
Kate gjithashtu ndan pikëpamjet e saj mbi ndarjen.
“Unë mendoj se në atë kohë nuk isha shumë e lumtur për këtë, por në të vërtetë ajo më bëri një person më të fortë,”-u shpreh Dukesha. ” Ju zbuloni gjëra rreth vetes që ndoshta nuk e keni kuptuar, ose mendoj se mund të konsumoheni shpejt nga një marrëdhënie kur jeni më të rinj. Me të vërtetë e vlerësoj atë kohë për mua dhe pse nuk e mendoja këtë gjë në atë kohë.”
Çifti tani është më i dashuruar se kurrë më parë, dhe kanë së bashku tre fëmijë, Prince George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *