• |
ide | kryesore

Atentati me bombë në Fier/ Ervin Memos ia vendosën eksplozivin brenda në kroskot

Lajme, Të fundit



Ekspertiza ka arritur të zbardhë mënyrën se si ju krye atentati 38 vjeçarit Ervin Memo, mbrëmjen e 21 prilli të këtij viti, ku ai mbeti i plagosur rëndë, por arriti të mbijetonte.

Sipas ekspertizës së kryer, sasia e lëndës eksplozive që shpërtheu në makinë dyshohet se ka qenë e vendosur në kroskot, në anën e djathtë të tij.

Ekspertët kriminalistikë, pas ekspertimit të imtësishëm që i është kryer automjetit tip Benz me targa AA 270 IV të shkatërruar thuajse krejtësisht si pasojë e shpërthimit, kanë konkluduar se lënda plasëse gjendej në kroskot, nga ana e pasagjerit dhe se është aktivizuar me anë të një thirrje telefonike.

Tanimë, hetuesit po punojnë për të verifikuar numrin e celularit prej nga u krye thirrja duke aktivizuar eksplozivin.

Sipas burimeve, ka qenë pikërisht vendndodhja e lëndës plasëse që ka sjellë si pasojë shkatërrimin e plotë të makinës nga njëra anë dhe shpëtimin e jetës së 38 vjeçarit Ervin Memo, i cili doli me këmbët e tij nga autovetura që u dogj e gjitha në flakë. Mësohet se ekspertët kanë konkluduar që presioni i krijuar nga shpërthimi i eksplozivit të jetë përqendruar në drejtim të ndenjëses së pasagjerit. Ndërsa 38-vjeçari Evrin Memo gjendej në ndenjësen e drejtuesit të mjetit duke marrë kështu goditje që i sollën vetëm dëmtime në lëkurë por pa pasoja të rënda për jetën.

Pavarësisht se hetuesit sekuestruan pamjet filmike të kamerave të sigurisë që gjendeshin në objektet pranë vendit të ngjarjes, ka qenë e pamundur të identifikohet ndonjë person i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në makinën e 38-vjeçarit. Kjo, pasi mjeti ka qenë i parkuar në njëjtin vend për një kohë të gjatë.

Edhe pse po hetohet ne disa pista, ende nuk është përcaktuar se si është arritur të vendoset lënda plasëse brenda makinës dhe nga kush.

Vetë 38 vjeçari Ervin Memo ka deklaruar atëherë para hetuesve se nuk ka asnjë lloj konflikti tjetër veç konflikteve për pronat, por nuk ka etiketuar ndonjë person të përveçëm.



2 Comments

  1. gati pes vite e gjüsem te sundimit te dhjerjes se talinit rama shurres se enverit edvin dhe jashteqitjes se mao luu ce dunit kristaq dhe arritja me e madhe esht tritol,kokain,kanabis,jasek griselde.

  2. Ari ne kohen e babit tend psikopat, kishe qef kur vriteshin nga 5-6 ne dite. Ilacet ari ilacet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *