• |
ide | kryesore

Boateng lamtumirë Bayern, e konfirmon Hoeness

Sport



Jerome Boateng është gjithnjë e më pranë largimit nga Bayern Mynih. Pas një vere intesive merkato, ku për mbrojtësin u interesa fort Paris Saint Germain, është vetë presidenti i klubit bavarez, Uli Hoeness, që shprehet i hapur për shitjen e futbollistit: “Mundësia që të qendrojë? Për momentin janë 50 e 50” – ka thënë Hoenes për Sky News – “Do jemi të lumtur nëse do të qendronte, është një lojtar fantastik”.

Presidenti i Bayern ka shtuar më pas: “Besoj se do të shkojë tek Paris SG. Jerome i ka kërkuar Rummenigge të ndryshojë ambjent”. I ardhur në Mynih në 2011 nga Manchester City, vëllai i Kevin Prince ka diskutuar 259 ndeshje me fanellën e Bayern, duke shënuar 8 gola e duke fituar 6 kampionate, dy Kupa Gjermanie e një Champions League.

Tani për të duket në horizont një aventurë e re në Francë, në krah të Thiago Silva, për të mbrojtur portën e Gigi Buffon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *