• |
ide | kryesore

Floriana Garo tregon për dasmën e saj

Paparazzi, Slider



Moderatorja ka qenë e ftuar në “Pushime on Top”. Përveçse dukej më në formë se kurrë, Floriana tregoi se kishte zgjedhur që ditët e saj të pushimit ti kalonte këtu, në Shqipëri. Në një bashkëbisedim me moderatorin Flori Gjini, Floriana ka treguar disa detaje të pathëna më parë lidhur me dasmën e saj.

Moderatorja ka rrëfyer se me Enisin janë martuar në një ceremoni intime por dasma e vërtetë do të bëhet vitin që vjen. Ende nuk ka një ditë konkrete por planet janë që 2019-a të jetë viti i tyre. Në dasmën e Florianës dhe Enisit, ndryshe nga ceremonia e parë do të ketë shumë të ftuar dhe do të mbahet në Shqipëri.

Ajo ka zbuluar gjithashtu se kënga e saj dhe e Enisit, kënga e tyre e dashurisë që do i shoqërojë edhe në valsin martesor do të jetë “Love in Portofino”. Për të shuar kuriozitetin e të gjithëve ajo tregoi se kjo këngë për ta ka një kuptim të veçantë pasi ata janë njohur në Portofino.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *