• |
ide | kryesore

FOTO/ Pranga në Greqi shqiptarëve që abuzonin me minorenë

Lajme, Të fundit

Këta janë dy shqiptarët e arrestuar nga policia greke për abuzim me minorenë. Fotot e Altin Gegës 24 vjeç dhe Jorgo Bulickos 22 vjeç u publikuan nga autoritetet greke në të gjitha mendiat e vendit fqinj.

Bashkë me ta u publikua edhe fotografia e grekut 83 – vjeçar Dimitrios Panitsidhi, i arrestuar gjithashtu për këtë krim. Që të tre akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, abuzim me të mitur dhe rrëmbim.

Sipas asaj që raporton TV Klan gjithçka bëhej në dijeni të nënës së të miturve, një shtetase greke nga qyteti i Verias, e cila mësohet se kishte marrëdhënie intime me njërin nga të arrestuarit.

Mediat greke shkruajnë se ishte Dimitrios Panitsidhi ai që paguante shqiptarët për të kryer marrëdhënie seksuale me të miturit. Hetimet zbuluan se edhe shqiptarët Gega e Bulicko kishin abuzuar me të miturit, në vitin 2016 dhe 2017.

jorgo bulicko
Jorgo Buliçko

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu