• |
ide | kryesore

Grabitet shtëpia e aktorit italian

Paparazzi, Slider



Grabitet shtëpia e aktorit të njohur Italian Alessandro Gassmann, në qendrën historike të Romës.

Kriminelët kanë shfrytëzuar mungesën e Gassman dhe familjes së tij, të cilët ndodheshin jashtë vendit, për të sulmuar shtëpinë në rrugen “Dei Coronari. Sipas burimeve, hajdutët hynë në vendbanimin e aktorit natën e 16 gushtit ku përvec veshjeve vodhën dhe objekte ari si dhe disa cmime filmash të fituara nga ai dhe babi i tij Vittorio. Vjedhja u konstatua nga punëtorja e shtëpisë pasi ajo ishte a para që hyri në apartament disa orë pas vjedhjes.

Lajmin e konfirmoi në Twitter edhe vetë aktori nëpërmjet nje postimi ku shkroi: “Dua të falënderoj me gjithë zemër të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe për vjedhjen e shtëpisë. Ne do të mbijetojmë, unë jam një njeri me fat dhe nuk do ta harroj. Falenderoj policinë për punën që po bën.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *