• |
ide | kryesore

I pagabueshmi i debutimeve, fundos edhe Lazion e shqiptarëve

Sport



Napoli është kthyer nga Roma me një tren special, pasi ka kryer përmbysjen ndaj Lazios, duke fshirë skepticizmin e atyre që dyshuan në skuadrën e Carlo Ancelottit. Tekniku i përzgjedhur nga De Laurentiis, me suksesin në Olimpico ka marrë 7 fitore në javët e para të kampionateve më të rëndësishëm Europian (në krye të Napolit, Bayern, Real, Psg, Chelsea, Juve e Parma) e një barazim (kur drejtonte Milan).

Nuk mund të bënte më shumë edhe Lazio e Igli Tares dhe Foto Strakoshës, i rikthyer mes shtyllave pas dëmtimit në shpinë. Skuadra e drejtuar nga Inzaghi shënoi e para me Immobile, por më pas u rikuperua nga Milik, që po ndjen besimin e teknikut mbi vete dhe Allan. Starti i duhur për Napolin, që sezonin e kaluar shkoi shumë pranë titullit kampion e që këtë herë duhet të bëjë llogaritë me një kundërshtar edhe më të fuqizuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *