• |
ide | kryesore

Kontratë deri në 2023, Icardi e ka vendosur të ardhmen e tij

Sport



Mauro Icardi duket se e ka vendosur të ardhmen e tij. Vetëm një ditë pas zërave që flisnin për një kthim të fortë të REal Madrid për sulmuesin e Inter, Corriere dello Sport raporton se argjentinasi ka rënë dakord për rinovimin e kontratës deri në 2023, përpara se të nisej me pushime dhe se firma do të vijë në javën e ardhshme.

Në ditën kur zikaltrit do të debutojnë në kampionat me Sassuolon, media vendase ka bërë të ditur se akordi është i mbyllur dhe se Inter nuk rrezikon të humbasë kampionin e tij ndaj sulmeve të klubeve spanjolle, ku merkato është e hapur deri në 31 gusht.

Sulmuesi që në cdo sezon është përfolur për largimin nga Inter, duke parë edhe rezultatet zhgënjyese të klubit, që nuk përmbushin ambicjet e tij, këtë herë ka qenë i sigurtë në Milano. Ndoshta qetësia ka ardhur pikërisht nga fakti i rinovimit të kontratës deri në 2023. Bashkëshortja-menaxhere Wanda Nara e Drejtori Sportiv Piero Ausilio kanë gjetur akordin, gjë që është edhe normale, sepse nuk ka arsye që Inter të lërë të largohet kapitenin e tyre simbol në momentin në të cilin po kthehen në nivele të larta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *