• |
ide | kryesore

Kukësi përgatit ankimimin: Jorgji non-grata

Sport



Enea Jorgji nuk është se ka lënë përshtypje të mirë për Kukësin në përfundim të sfidës debutuese në kampionat kundër Lacit. Arbitri është konsideruar tendencioz nga verilindorët, që po përgatisin ankimimin në Komisionin e Arbitrimit për ta shpallur non-grata.
Enea Jorgji është përfolur shumë në ndeshjen e dy viteve më parë mes Kukësit e Skënderbeut ku korcarët e akuzuan për njëanshmëri në ndeshjen titull.

Komunikata për shtyp e Kukësit

Arbitri i Jorgjit në favor të kundërshtarit!

Arbitri i ndeshjes së sotme, Enea Jorgji, tregoi edhe një herë joprofesionalizem , duke favorizuar në mënyrë te hapur ekipin e Laçit, ashtu siç ka vepruar shumë herë të tjera.

Shumë qartë, ai nuk dha disa herë goditje dhe faulle për ne, siç ishte dhe rasti i ndërhyrjes së parregullt të William Cordeiros.

Ne do të analizojmë me detaje këtë ndeshje për të nxjerrë dhe përgjegjësitë tona si staf dhe ekip, si dhe do të dërgojmë në Komisionin e Arbitrimit ankimin për këtë arbitër në mënyrë që të mos jetë më gjyqtar në asnjë ndeshje që do të luajë Kukësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *