• |
ide | kryesore

Kush është biznesmeni Mond Bega i dënuar në Itali që përflitet për lidhje me qeverinë

Lajme, Të fundit



Policia e Igumenices ne bashkëpunim me sektorin e kontrollit te pasaportave të Sagiadas arrestuan biznesmenin shqiptar Edmond Bego, 48 vjeç. Ai po kthehej nga pushimet ne Korfuz dhe përmes Igumenicës do të kalonte për në Shqipëri.
Bego kishte ndërruar emrin në pasaportë në Mond Bega dhe me këtë emër kishte kaluar nga Shqipëria në Korfuz. Por rezulton i kërkuar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik kokaine dhe heroine.

Lajmi për arrestimin në Igumenicë të Edmond Begos nuk është një nga arrestimet rutinë të policisë fqinje. Sipa gazetarit Flamur Vezaj, biznesmeni është një “peshk i madh” me lidhje të forta me politikanët dhe me një nga kokat e krimit në vitin 1997, Aldo Bare.

Vezaj shkruan se Manoli Irfan Bega i njohur edhe me emra të tjerë si: Edmond Bego, Mondi Bega, Saimir Sina apo si Belul Gjahtari u kap në Greqi për llogari të dënimit të dhënë nga Italia për trafik të drogave të forta në kuadër të organizatës kriminale. Begos së dënuar në Itali me 21 vite burg i është njohur dënimi edhe nga gjykata e Lartë në Shqipëri e cila e ka konvertuar atë në 4 vite heqje lirie.

Edhe Partia Demokratike nëpërmjet nënkryetarit Edi Paloka ngriti pyetjen se pse ky trafikant i dënuar në Itali, arrestohet në Greqi dhe jo në vendin e tij dhe a është deputeti socialist Taulant Balla, politikani që e ka marrë në mbrojtje trafikantin e drogës dhe bën biznes me të?! ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Kur eshte liruar ky bastard ne kohen e berishes apo tani.drejtesia e saliut e liron keta thone pse nuk e arreston policia

  2. te gjithe ne kohen e Sali berishes jan liruar edhe keto qe jan ne kronika por shiko kush dhe si kan dal te gjithve i jan kthy gjygjet mrapsh nga Kryeprokurorja Ina Rama sikur te besh nje analiz te thjeshte e kupton se ina rama dhe berisha ska shku dakorte dhe ne perfundim te mandatit te saj ina rama 2 jave para se ta sporrte sali berisha beri gjith kete qe po ndodh sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *