• |
ide | kryesore

“Marrëveshja Kosovë – Serbi arrihet në nëntor”

Lajme, Të fundit

Historiani dhe gjeopolitikani francez Alexis Troude mendon se raundi i ardhshëm i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të jetë vendimtar, ndërsa marrëveshja përfundimtare, sipas informatave të tij, do të duhej të arrihet në Paris më 11 dhe 12 nëntor, në ceremonitë e festimit të 100-vjetorit të fitores së forcave aleate kundër Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore.

“Nuk përjashtohet që ai moment simbolik t’i sjellë Beogradit klimë të volitshme për marrëveshje, të paktën për disa detaje. S’do të ishte asgjë e parëndomtë nëse Serbia në momentin e fundit, siç ka ndodhur gjatë historisë, ia del të arrijë zgjidhje të volitshme”, – ka thënë Troude për “Novosti të Beogradit.

Kjo marrëveshje e supozuar do të mund të jetësohej, sipas mendimit të tij, pranverën e ardhshme, para zgjedhjeve për përbërjen e re të Parlamentit Evropian. Troude, i cili është drejtor i Departamentit për Studime Ballkanike pranë Akademisë Ndërkombëtare Gjeopolitike në Paris, mendon se hapësira manovruese e Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është tepër e vogël, ndërsa presioni i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në gjashtë muajt e fundit ka qenë tepër i madh, raporton Express.

LEXO EDHE:

Vëzhgimi/ A i’a “vodhi” Thaçi, Vuçicin Ramës?

Ai është pesimist se Serbia do të mund ta fitonte Asociacionin e Komunave Serbe si minimum që është caktuar me Marrëveshjen e Brukselit.

“NATO në terren de fakto i përkrah autoritetet kosovare, ndërsa në planin ndërkombëtar gjithashtu ekziston përkrahje e madhe nga BE dhe NATO. Shqiptarët i fituan të gjitha dhe s’kanë interes për të dhënë çfarëdo qoftë. Janë të vendosur që të shkojnë deri në fund”, – thotë Troude.

I pyetur çka do të mundte Serbia, në rrethana të këtilla të pavolitshme, të fitonte gjatë negociatave, ai thotë s do të ishte sukses sikur ta fitonte veriun e Kosovës.

“Por, në anën tjetër, jam shumë më tepër optimist kur bëhet fjalë për Republika Srpskan. Pikërisht për shkak të zhvillimit të situatës lidhur me Kosovën shoh hapësirë që RS edhe më shumë të afrohet me Serbinë. Nëse serbët fitojnë pak ose asgjë në rajonin e vet historik, atëherë dera drejtpërdrejt, si pasojë e kësaj, mbetet e hapur për përshpejtimin e ndarjes së BeH-së. Nëse shqiptarët e bëjnë atë që mendojnë se mund ta bëjnë në Kosovë, s’ka arsye që këtë të mos e bëjnë edhe serbët në BeH”, – thotë Troude.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu