• |
ide | kryesore

PD: U arrestua në Greqi Edmond Bego, ndërtues i Aldo Bares, i lidhur me Edi Ramën

Lajme, Të fundit



Policia e Igumenicës, në bashkëpunim me sektorin e kontrollit te pasaportave të Sajadhes, kanë arrestuar mbrëmjen e së shtunës të shumëkërkuarin shqiptar Edmond Bego, 48-vjeç.

Lajmi e ka komentuar sot edhe nënkryetari i PD-së Edi Paloka, i cili ne nje deklaratë për mediat në selinë e Partisë Demokratike, tha se ai ka lidhje dhe mbeshtetje me njerez te pushtetshem.

“Mbreme vonë u mësua se policia greke ka arrestuar një prej eksponentëve të krimit të organizuar, anëtarit të bandës së Aldo Bares, i dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, biznesmenin e lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës të quajtur Edmond Bego.

Pavarësisht se ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, trafikanti ndërkombëtar i drogës, anëtar i bandës se Aldo Bares jetonte i lirë në Shqipëri ku drejtonte edhe një biznes ndërtimi nën mbrojtjen politike të kësaj qeverie.

Nëse Edmond Bego nuk do ishte nisur me pushime në Greqi sot shqiptarët nuk do dinin se një kriminel i rrezikshëm ka vazhduar të pasurohet lirisht duke u lidhur direkt me disa nga njerëzit më të pushtetshëm në vend edhe pse ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali”, tha Paloka.

Deklarata e nënkryetarit të PD, Edi Paloka

Prej kohësh është e provuar se gjatë qeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria është kthyer në parajsën e krimit të organizuar dhe strehën e sigurt të çdo trafikanti dhe krimineli të dënuar jashtë vendit.

Falë bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin, trafikantë të rrezikshëm droge, vrasës të njohur dhe të dënuar jashtë vendit jo vetëm ndihmohen që të mos vuajnë dënimin, por janë shndërruar në biznesmenë të fuqishëm, që pastrojnë paratë e pista edhe nëpërmjet liçensave dhe tenderave publike.

Mbrëmë vonë u mësua se policia greke ka arrestuar një prej eksponentëve të krimit të organizuar, anëtarin e bandës së Aldo Bares, i dënuar në Itali me 21 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge, biznesmenin e lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës, Edmond Bego.

Pavarësisht se ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, trafikanti ndërkombëtar i drogës, anëtari i bandës së Aldo Bares, jetonte i lirë në Shqipëri, ku drejtonte edhe një biznes ndërtimi, nën mbrojtjen politike të kësaj qeverie.

Nëse Edmond Bego nuk do ishte nisur me pushime në Greqi, sot shqiptarët nuk do të dinin se një kriminel i rrezikshëm, ka vazhduar të pasurohet lirisht duke u lidhur direkt me disa nga njerëzit më të pushtetshëm në vend, edhe pse ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali.

Çdo shqiptar pyet sot, Edi Ramën, Fatmir Xhafajn dhe Policinë e Shtetit:

·       Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane arrestohet nga Policia greke, por jo nga Policia shqiptare?

Si është e mundur që një trafikant i dënuar droge, jo vetëm nuk arrestohet, por bën i qetë biznes në Shqipëri?

Çfarë lidhjesh me njerëz të pushtetshëm kanë detyruar Policinë e Shtetit të mbylli sytë dhe të mos shohë një trafikant ndërkombëtar droge që shëtit i lirë nëpër Shqipëri?

A është Taulant Balla politikani që e ka marrë në mbrojtje trafikantin e drogës dhe bën biznes me të?

Partia Demokratike në ditët në vijim do të bëjë transparencë për shqiptarët mbi arsyet se përse ligji nuk ka vepruar ndaj Edmond Begon, i cili njihet me emër tjetër për Italinë, me emër tjetër për drejtësinë, me emër tjetër për biznesin.

Sot kërkojmë edhe nga prokuroria të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur arsyet e moszbatimit të ligjit dhe mosveprimit të Policisë së Shtetit ndaj këtij trafikanti ndërkombëtar droge.

Heshtja e prokurorisë do të jetë një tjetër e dhënë që edhe ky organ tashmë është tërësisht në mbështetje të krimit të organizuar dhe jo në luftë me të.



4 Comments

  1. Ne vendin e çudirave absurde , çudite nuk quhen me çudira por normalitet . Te rrojne kuqalashet e rilindjes dhe drejtoret e policive . Te rroje edhe “drania’ e prokurorise .

  2. Nuk kishte faj -Saliu- qe thoshte -Lavire-bulevardi –Si nje kryeprokurore-si -Nafije-marku-te mos arrestoje nje njeri te denuar nga drejtesia -Italiane-me shume vite burg po e le te lire te zhvilloje aktivitet biznesi ne ved?.Kjo tregon qe eshte e lidhur koke e kembe me drogaxhinjte e qeverise .Dihej kjo gje qe nga menura se si u zgjodh ne krye te prokurorise .

  3. Nuk kishte faj -Saliu- qe thoshte -Lavire-bulevardi –Si nje kryeprokurore-si -Nafije-marku-te mos arrestoje nje njeri te denuar nga drejtesia -Italiane-me shume vite burg po e le te lire te zhvilloje aktivitet biznesi ne ved?.Kjo tregon qe eshte e lidhur koke e kembe me drogaxhinjte e qeverise .Dihej kjo gje qe nga menura se si u zgjodh ne krye te prokurorise .QE nga INA Ramat dhe deri tek MARKOT-ky vend poshte dhe me poshte u rrukullis.

  4. Mos bertisni ju te PD, se bashke me ata te PS, njesoj jeni. Gjithe jeten e keni pare kete kontigjent kriminal ordiner, si miq tavoline, i keni perkrahur per ti perdorur ne zgjedhje. Tani pervec se kriminele trafikante vrases, nen bekimin e kryeministrit, jane bere “biznesmene” te sukesshem. Jane thjesht ca trafikante prostitutash, hashashi, vrases, gjobevenes, por per pushtetin jane aleate, “cuna te mire me zemer” . I shikon te kollarisur, me femra, nen shoqerine e pushtetareve. Ju ofrojne pushtetareve, ofiqe, femra neper hotele, para ne dore, marrin persiper zona te tera per ti blere votat, dhe jane bere zoter te ketij vendi. Dhunojne , mbledhin gjoba, hyjne sekser tek qeveritaret,zaptojne toka e territore, ndertojne ku te duan dhe jane dhe te nderuar ne kete vend.
    Nese je nje qytetar i ndershem, qe paguan te gjitha detyrimet dhe taksat ndaj ketij shteti, je askushi, nuk te njeh njeri, dhe je jashte mode. Kjo eshte arsyeja kryesore qe njerezit , po e lene kete vend ne mase, me idene qe nuk behet. Eshte bastarduar gjithcka, kalbur sistemi ne kocke. Cdo gje blihet, me hir ose me pahir. Njerezit qe ngrejne zerin kunder qeverise, jane gjithmone e me pak. Mediat po ashtu. Reagimi i shoqerise mungon, njerezit jane te lodhur. Ky eshte realiteti i ketij vendi te bekuar nen qeverisjen e Rames &co.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *