• |
ide | kryesore

REPLIKAT/ Arrestimi i biznesmenit shqiptar në Greqi përplas politikën në Tiranë

Lajme, Të fundit



Arrestimi në Igumenicë i biznesmenit Edmond Bego, 48 vjeç (i pari në foto) i dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik droge ka trazuar edhe një politikën e Tiranës në këto ditë të nxehta gushti. Fillimisht ishte Partia Demokratike me anë të nënkryetarit Edi Paloka që reagoi duke ngritur pyetjen se “pse ky trafikant i dënuar në Itali, arrestohet në Greqi dhe jo në vendin e tij dhe a është deputeti socialist Taulant Balla, politikani që e ka marrë në mbrojtje trafikantin e drogës dhe bën biznes me të?!”

Paloka thotë se Bego që ka ndryshuar disa herë emrin është anëtar i bandës së Aldo Bares, por i lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës. Nënkryetari demokrat shton se pavarësisht se ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, trafikanti ndërkombëtar i drogës, anëtari i bandës së Aldo Bares, jetonte i lirë në Shqipëri, ku drejtonte edhe një biznes ndërtimi, nën mbrojtjen politike të kësaj qeverie.

LEXO EDHE:

Kush është biznesmeni Mond Bega i dënuar në Itali që përflitet për lidhje me qeverinë

Deputeti socialist Taulant Balla deri tani ka heshtur për këto akuza. Reagimin e vetëm nga mazhoranca e ka bërë deputeti socialist Pjerin Ndreu i cili e quan të lajthitur PD-në dhe akuzon opozitën për lirimin e tij.

“Po mire PS paska ndihmu Mondin, sipas Palokës, të mos kapet, po në Gjykate kush e ndihmoi që e konvertoi dënimin nga 21 ne 4 njet?”, – shkruan deputeti i PS-së në rrjetet sociale.

Nga opozita vjen një tjetër reagim në rrjetet sociale. Është nënkryetari tjetër i PD-së Edmond Spaho që i ka bërë thirrje kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që të sqarojë opinionin publik, se çfarë e lidh Begon.

“Eshte zhdukur mr. Toyota Yaris! Qe kur policet greke arrestuan trafikantin e rrezikshem nderkombetar te droges, anetarin e bandes se Aldo Bares, mr. Toyota Yaris qe komenton per cdo gje, ka kyçur gojen papritur! Taulant Balla duhet t’u thote shqiptareve menjehere: Cfare e lidh ate me trafikantin e rrezikshem nderkombetar te droges?!

Per nje pergjigje sa me te kthjellet, mjafton te zbrese disa kate nga apartamenti i tij dhe si zakonisht, te pije nje kafe tek “Hilton”…” – shkruan Spaho në Facebook. Duket se emri i Mond Begës do të lakohet gjatë ditët e fundit të gushtit. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *