• |
ide | kryesore

Superioria fillon shterpë, 5 gola në 5 ndeshje: në Durrës barazimi i parë pa gola

F1, Sport



Në Niko Dovana luhej akti i fundit i javës së parë, e ku natyrisht pritej edhe spektakël, duke qenë se luanin përballë dy skuadra që drejtohen nga teknikë ofensivë. Por për të mos ndryshuar shtërpësinë e javës së parë, formacionet e Shkëmbit dhe Dajës fiksuan edhe barazimin e parë pa gola të kampionatit.

Ndoshta mbi to ka peshuar fakti se ishin skuadra të reformuara, sidomos Teuta që ka ndryshuar shumë. Pozitiv rikthimi në kampionat i Isli Hidit, që ruajti të paprekur portën në debutimin e tij, me dy ndërhyrje spektakolare.

5 gola në 5 ndeshje është starti i dobët përsa i përket golave në Superiore, me tre skuadra fituese, dy nga të cilat në transfertë. Rezultati më i arritur ishte 1-0, ndërsa dy barazime kanë treguar se këtë sezon, të paktën për momentin ekuilibrat duken të mëdha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *