• |
ide | kryesore

Vëzhgimi/ A i’a “vodhi” Thaçi Vuçicin Ramës?

Arkiva, Kryesore



Shumë opozitarë e kanë fshikulluar heshtjen e matur të kryeministrit të Shqipërisë lidhur me daklaratat Thaçi- Vuçic për rishikimin e kufijve Kosovë- Serbi. Ata i kanë kërkuar Edi Ramës që nuk le moment pa u shfaqur në ekrane apo pa komentuar në Facebook, të prononcohet për këtë temë të nxehtë. Por, qoftë nga Dhërmiu ku vazhdon pushimet, qoftë nga Tirana, Edi Rama ka rrefuzuar të prononcohet. I vetmi qëndrim i qeverisë shqiptare, deri më tani, është ai i ministrit të jashtëm Bushati, që ka folur kundër ndryshimit të kufijve dhe hapjes së kutisë së Pandorës.
Por, pyetja shtrohet: Pse po nguron të mbajë qëndrim Edi Rama?
Një version është se për një çështje kaq delikate, ai po përmbahet për të qenë i kujdesshëm.
Kurse versioni i dytë është se ai po e sheh me dyshim këtë proces që i ka rrëmbyer rrolin e partnerit të preferuar të Aleksandar Vuçiçit.

Kronologjia tregon se që prej vjeshtës së 2014, vizitës historike në Beograd dhe takimit të vulosur me termin tashmë popullor, “Provokacija” Rama është munduar t’a mbajë këtë aureolë. Megjithëse provokoi një sherr gjatë vizitës së tij të parë në Beograd, duke kërkuar në qendrën e Serbisë, njohjen e Kosovës, Rama fitoi statusin e atij që mund të fliste me “armiqtë historikë” në emër të të gjithë shqipëtarëve.

Dhe ai nuk ka humbur rast për t’a bërë këtë, shpesh duke u shigjetuar se po asnashkalon Kosovën dhe interesat e saj për hir të grandomanisë së tij delirante.

Rasti më flagrant që ngjalli shumë tensione edhe në Kosovë, madje që e detyroi Hashim Thaçin të organizojë taborët e tij mediatikë për të sulmuar kryeministrin shqiptar, ishte ai i përurimit të rrugës Durrës- Nish. Rama konfirmoi delegacionin shqiptar në një ceremoni ku nuk ishin të ftuar autoritetet kosovare, megjithëse kjo autostradë kalonte edhe nga teritori i Kosovës. Ky sherr shqiptaro -shqiptar i gushtit 2016, vazhdoi gjatë, plot komente në shtyp dhe kjo e detyroi Ramën të shpjegohej edhe publikisht se ai as nuk e shiste Kosovën për hir të marëdhënies me Vuçiçin dhe as nuk e anashkalonte atë, megjithëse në rastin e autostradës askush nuk i kishte kërkuar të ndërmjetësonte që edhe shtetarët kosovarë të qenë prezent: “Jo, as më është kërkuar dhe as e kam kërkuar një gjë të tillë. Dhe dua të sqaroj një gjë. Unë nuk e ndaj asnjëherë Kosovën nga agjendat e bisedimeve te mia dhe nuk i shoh asnjëherë të ndara interesat strategjike të shqiptareve të Shqipërisë e të Kosovës, por po ashtu, asnjëherë nuk hyj në punët e në vendimet që i takojne Qeverisë së Kosovës në raport me palët e treta! Ne rast se më kërkojnë një mendim vëllazëror e jap me kënaqesi, po kurrë ndërhyrje, sepse s’e kam parë asnjëherë si diçka pozitive sjelljen e dikurshme paternaliste të Tiranës ndaj Prishtinës”, tha atëherë ai.

Madje aq e nxehtë u bë kjo temë sa kryeministri shqiptar vazhdoi ta debatojë atë edhe në një debat të nxehtë me analistët kosovarë në studion e Baton Haxhiut. Edhe aty Rama u detyrua të mbrohej:”E gjitha është një shpikje pasi marrëveshja për rrugën Beograd – Prishtinë – Durrës është diskutuar dhe është dakorduar në tryezën e kryeministrave të rajonit ku i pranishëm në çdo tryezë është kryeministri i Kosovës”, – deklaroi ai që nuk harroi të shtonte edhe Prishtinën në emërtimin e rrugës.“S’ka aty asnjë lloj anashkalimi nga ana jonë, sepse është marrëveshje e tryezës së Berlinit dhe aty Kosova është prezente” këmbënguli atëherë Rama.

Por, pavarësisht se në debate jepte deklarata politikisht korrekte, kryeministri shqiptar nuk hiqte dorë kurrë nga “provokimet” dhe gjuha e dyfishte që e ngrinte në pidestalin e atij që flet në emër të të dy shteteve shqiptare. Ai u bë i pari që tha se nëse BE vonon t’i pranojë shqiptarët, kjo do t’i detyrojë ata të bashkohen në një shtet të vetem. Ai shfrytëzoi gjithashtu përvjetorin e pavarësisë së Kosovës për të hedhur idenë absurde të një presidenti të përbashkët të të dyja vendeve.

Edhe në dialogun me Vuçiçin dhe kurky i fundit mbante postin e kryeministrit edhe pasi u zgjodh president në prill të vitit që shkoi, Rama nuk e humbe rastin për t’u bërë lajm përkrah tij.

Në korrik të 2017, Aleksandar Vuçic botoi një ese të gjatë dhe të guximshme ku për herë të parë i ftonte serbët ta shikonin me realizëm çështjen e Kosovës.
“‘Ka ardhur koha që ne si popull të mos e fshehim më kokën në rërë dhe të përpiqemi të jemi realistë”, shkruajti Vuçiçi duke kërkuar nga bashkëkombasit e tij ‘të mos presim që të na bjerë në prehër, ajo që kemi kohë që e kemi humbur.’”
I pari që e botoi këtë në Shqipëri në Facebookun e tij, nuk mund të ishte njeri tjetër veç Edi Ramës (lexo poshte). Ai shkroi: “më la shije të mirë dhe shtoi: ““Ka ende shumë rrugë për të dalë nga tuneli i një historie të rëndë mizorish të përgjakshme, siç është historia e Ballkanit, ku vitet e fundit janë hedhur sidoqoftë drejt rrugëdaljes hapa që deri përpara këtyre viteve nuk i imagjinonin as më optimistët.

Rama komenton shkrimin e Vuçiç për Kosovën: Më la shije të mire!Edhe ky shkrim i Aleksandër Vuçiçit, Presidentit të sapozgjedhur të Serbisë, nuk mund të imagjinohej pak vjet më parë paçka se, siç i thonē, djalli fshihet nē detaje dhe nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë… Dhe Kosova mbetet, mu siç e thotë edhe Presidenti serb, nyja gordiane, prerja ose jo e së cilës, përmes njohjes ose jo si shtet nga Serbia po shtoj unë, është edhe zgjedhja e qartë mes territ të tunelit dhe dritës së daljes prej tij!
Kryeministri shqiptar nxitoi të japë edhe intervistë për propozimet e Vuçiçit në shtypin serb: “Iniciativa e Aleksandar Vuçiq për ta nisur dialogun e brendshëm serb për Kosovën është një akt i lidershipit me të cilin ai e shpalosi një vizion kurajoz për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë. Kam respekt për iniciativën e tij që të ballafaqohet me të kaluarën në mënyrë frontale dhe jokonvencionale” deklaroi Rama në një intervistë ekskluzive për gazetën beogradase Blic në 15 gusht 2017. Kjo gazetë u ham me një foto të madhe të ramës në faqe të parë me titullin “E ndjej dhembjen dhe vendosmërinë e Vuçiqit për ta zgjidhur problemin e Kosovës”.

Kështu pra ndryshe nga sa po bën sot, kryeministri shqiptar nuk ka munguar për asnjë çast të ece paralel me liderin serb duke krijuar preceptimin se ata janë dy njerëzit e vetëm që mund ti thonë ndal urrejtjes shekullore mes dy popujve.
Rama, madje sipas mediave perendimore ka qenë i hapur për çdo lloj kompromisi që e mbante atë si protagonist, qoftë edhe atij të krijimit të një Shqipërie dhe një Serbie më të madhe: “Deklarata, si ajo e Ramës, për një president të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës nxisin frikën në rajon se mund të krijohet një “Shqipëri e Madhe” shkruajti në 1 mars 2017 gazeta gjermane “Frankfurter Rundschau”. Edhe ndarja e Kosovës ose rishikimi i kufijve të saj, ngjan të mes ketë qenë një preokupim i Ramës. Po ti besohet ish kryeministrit suedez Karl Bild që doli fort kundër kësaj ideje, ai ka biseduar me kryeministrin Shqiptare dhe ai nuk e kishte hedhur poshtë këtë obsion.
Po atëherë pse po hesht Rama për të? Si shpjegohet që ai që ka qenë gjithnjë në të njëjtën gjatësi vale me Vuçiçin, këtë herë po nguron? Pse ai që nuk linde deklarat pa kundër komentuar, këtë rradhë po hesht?
Si shpjegohet tërheqja e tij kur ai ka dhënë sinjale jo vetëm për rishikimin e teritoreve, por edhe për bashkimin në një shtet të vetëm?
Ajo ka vetëm një arsye, humbjen e protagonizmit. Këtë herë duket se Vuçiçi është lidhur dirëkt me Thaçin për të zezën e Kosovës. Ata kanë rakorduar gjithçka së bashku, po i flasin publikut të tyre në mënyrë të sinkronizuar, dhe po kërkojnë në përputhje me njëri tjetrin mbështetje në sferat më të larta të politikës ndërkombëtare. At po mbrojnë tezën se kur armiqtë merren vesh me njëri tjetrin, të tjetër duhet të heshtin. Prandaj me sa duket edhe rama po hesht. Pasi ai që dikur guxoi ta etiketojë si “lider global”, tani ka zgjedhur një partner tjetër për të luajtur tangon e fundit në kurriz të Kosovës.

©Lapsi.al



9 Comments

  1. Kush e pjerdh Ramen o Bushat. Mos e beni faktor kot. Rama eshte ne ajer per punet brenda vendit. Ti e ben interesant me gjere.

  2. Jo Bushat si nje Analist i mirfillte qe je se ke bere tamam analizen qe diten epare une persona;lisht ju personalisht te kame kerkuar pronancimin e rames se nuk e dinim ku ishte fshehur.Ai pret te dal si koshi pas te velave dhe te perfitoj ndonje pike per gjellen qe ka gatuar vete. Se cffar ka thene rame ne beograd e kosove kete e dime krejt sicthonte Enver hoxha mos luani me sjarrin se ju djeg.Keto jane ne nje shoqate dhe drejtus kne Sorosin dhe baba,dhe vlla,dhe komshi, dhe keshillues dhe gjithcka kane sorosin. Ai pra rama pret te zhfrytezoj rastin e volitshem vetem e vetem per fiuar pike brenda per brenda shqiperis .Dhe kur Opozita populli do i kerkojn llogari ne shtator per magesit e veta ,Ai do thote kemi ceshtjen e kosoves kosoves kosoves dhe ju qe flisni tani jeni tradhetar se tani kemi problem kosaven kosoven,Njesoj si ER rEFORMEN NE DREJTESI 4-VITE KALUAN DHE AKOME NUK SHOHIM GJE …POR NJE QE ESHTE E VERTET KUR TE MBAROJ NE SHQIPTARET NE MOS KOMBI SHQIPTAR “DO HAME ME LUG FLORIRI”…..

  3. Injorantebanalfabete te Lapsi.al mesoni dhe tregojini andit si ta mbroje salkriminelin dhe te shaje ramen! Cfare niveli shqiptaret? Nuk dine te shkruajne! salikaret !

  4. Ne xhep i ka futur sorosi jot o Bushat, Vucicin me Thacin, dhe Ramen qe sflet.
    Fundja jane takuar disa here Rama me Vucic ne prani te George Soros dhe mediat ne shqiperi skate thene asgje..

  5. Po vari lesht mu ne Rame. I paperfillshem. Ka bere trimeri te madhe. Ka thene Serbia te njohe Kosoven. Cfare akti vetmohues!! E mbushi gojen plot !!!

    Rama duhet per kampet me siriane ne Shqiperi. Shqiptaret po ikin. Kodosh biznesemene dhe politikane u duhen krahe pune te lire u duhen bleres … do pranojne siriane gjoja per humanizem dhe per hapjen e statusit te vendit kandidat ne BE-eee.

    Por harrojne qe arabet nuk jane punetore, nuk e kane tradite punen. Ta harrojne qe do i japin lopaten sirianeve.

  6. Beeeerti–mja me te njejtin tekst komentet -ilacet-ilacet-ilacet -se po me dukesh me shume me kartele se udheheqesi yne Skenderbeu-Edi hama-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *