• |
ide | kryesore

Video/ Kampionati i ri, Inter i vjetër: Sassuolo i prish debutimin zikaltrve

Sport



Kampionati i Inter fillon me një humbje kundër Sassuolo: zikaltrit kthehen në fakt nga Mapei Stadium me një 1-0 që premion të besuarit e De Zerbi. Ndeshje absolutisht negative për skuadrën e Spalletit që pësojnë gol në minutën e 27, të ndëshkuar nga 11 metërshi i Berardit. Reagim i ndrojtur e jo konstant i Inter, që vetëm në fund u bënë të rrezikshëm me De Vrij.

U konsiderua si anti-Juventus, për mënyrën se si lëvizën zikaltrit në merkato, por në rradhë të parë Inter duhet të forcojë mentalitetin, për të qenë ndër pretendentët seriozë.

Fiton edhe Roma, që i bashkohet bardhezinjve dhe Napolit në krye të Serisë A. Verdhekuqtë vetëm në fund kanë dalë me sukses nga Torino me golin e Dzekos. Empoli dhe Spal e nisin mbarë kampionatin, ndërsa barazimi i vetëm u fiksua në Tardini, në 2-2 mes Parmës e Udineses.

NDESHJET
Torino 0 – 1 Roma
Empoli 2 – 0 Cagliari
Parma Calcio 1913 2 – 2 Udinese
Sassuolo 1 – 0 Inter
Bologna 0 – 1 Spal

KLASIFIKIMI
1 Empoli 3
2 Juventus 3
3 SSC Napoli 3
4 Roma 3
4 Sassuolo 3
4 Spal 3
7 Parma Calcio 1
7 Udinese 1
9 Milan 0
9 Atalanta 0
9 Fiorentina 0
9 Frosinone 0
9 Genoa 0
9 Sampdoria 0
15 Chievo Verona 0
16 Lazio 0
17 Bologna 0
17 Inter 0
17 Torino 0
20 Cagliari 0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *