• |
ide | kryesore

Akuzoi Harvey Weinstein për përdhunim,aktorja përballet me të njetën akuzë

Paparazzi, Slider



Asia Argento, një nga zërat më të fuqishëm të lëvizjes #MeToo dhe për më tepër një nga të parat femra që akuzoi publikisht Harvey Weinstein për ngacmimet seksuale, tani përballet dhe vetë me të njejtën akuzë.

Sipas disa dokumentave të publikuara nga New York Times ekziston një marrveshje midis saj dhe avokatëve të një aktori të ri, Jimmy Bennett, i cili ka luajtur dikur në një film përkrah Argentos, ku aktorja ka pranuar të paguajë $380.000 në mënyrë që të mos hidhet në gjyq për ngacmim seksual.

Mesa duket në 2013, kur Jimmy ishte vetëm 17 vjec, aktorja e ka ftuar atëë në një hotel në Kaliforni dhe i ka dhënë alkol, e ka puthur, madje ka kryer dhe marrdhënie me të. Provat për këtë takim ndodhen dhe në Instagramin e Argentos, e cila ka hedhur një foto pikërisht ditën kur supozohet të ketë ndodhur e gjithë kjo por mendohet se aktori i ri disponon dhe disa foto të tjera, të cilat janë më personale dhe që kompromentojnë italianen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *