• |
ide | kryesore

Bild zbulon prapaskenën: Urrejtja e presidentit të Bayern ndaj Ozil ka rrënjë të thella

Sport



Polemika në lidhje me Mesut Özil duket se nuk ka kurrë fund. Presidenti i Bayern Mynih, Uli Hoeness e ka sulmuar mesfushorin e Arsenal përpsëri publikisht, gjatë një programi në Sky Deutschland: “E bëjnë më të zotin se c’është”.

Në orët e fundit në Gjermani media, sidomos Bild, konfirmon se para ndeshjes mes Gjermanisë e Koresë së Jugut, që i kushtoi eleminimin nga Botërori, Hoeness ka thërritur drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit DFB për ti kërkuar përjashtimin e Özil nga formacioni titullar. Löw nuk e ka dëgjuar, por Gjermania humbi. Hoeness nuk ka dashur ti komentojë këto detaje, por nuk e ka fshehur aspak se nuk e vlerëson në vecanti mesfushorin e Arsenal: “Mesut është një produkt i mirë reklamuar, pikturohet shumë më i mirë se sa është – ka shpjeguar presidenti i Bayern –. E vetmja akuzë që mund ti bëj Löw është se po të kishte shkuar më shpesh në Londër e ta shihte të luante më shpesh, nuk do ta grumbullonte për arsye teknike”.

Me Özil në shtëpi, sipas Hoeness, Gjermania do të kishte zgjidhur dy probleme: i pari teknik, i dyti diplomatik: nuk do të ndodhte cështja Erdogan që shqetësoi ambjentin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *