• |
ide | kryesore

Dritëhijet/ Lidhjet e njeriut të Aldo Bares me politikën dhe biznesin

Kryesore, Lajme



Në maj të vitit 2006, kur Aldo Bare u arrestua në Turqi, mediat italiane e komentuan këtë si një sukses absolut të SISMI, njësisë së inteligjencës së asaj kohe me bazë në Romë, e cila kishte organizuar aksionin.

Ishte një nga operacionet më të rëndësishme për kohën, pasi Banda e Lushnjës kishte nisur të zgjeronte aktivitetin kriminal drejt Romës dhe Milanos. Një hetim 4-vjeçar ku ishin kapur 319 kilogramë heroinë, 2 kilogramë kokainë, 155 kilogram përzierës, vite vëzhgime dhe përgjime telefonike, finalizuar me kapjen e Aldo Bares, por jo vetëm.

17 vetë u arrestuan në Itali si pjesë e organizatës kriminale, mes tyre edhe Edmond Bego, trafikanti i drogës që në Tiranë arriti t’ia dalë të kthehet pas disa vitesh si një biznesmen i suksesshëm ndërtimi. Gazeta italiane “La Reppublica” e cilësonte që në vitin 2006, Begon me rol të rëndësishëm në grupin kriminal.

“Baza e parë logjistike e grupit kriminal ishte në Torino. Kohët e fundit organizata po i zgjeronte kufijtë e saj. Ishin ndarë në dy pjesë në Itali: një bazë në Milano, që drejtohej nga Edmond Bego, shqiptar 36 vjeç. Tjetra në Romë, drejtohej nga Enver Dondollaku, shqiptar, 31 vjeç. Droga vinte nga portet e Barit dhe të Ankonës, e fshehur me mjeshtëri nëpër kamionë. Pastaj transportohej nëpër Itali në shumë pika shpërndarjeje”- shkruante e përditshme italiane në atë kohë.

Por Bego arriti t’i shpëtojë drejtësisë për më shumë se 3 vjet. Ai u arrestua në Tiranë në 24 dhjetor 2009, me urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Apelit të Torinos. Një muaj e gjysmë më pas, (11 shkurt 2010) Prokuroria e Përgjithshme i dërgoi Policisë së Shtetit kërkesën për njohje të dënimit të dhënë nga Gjykata e Apelit të Torinos në Itali.

7 muaj më pas (15 shtator 2010), Gjykata e Lartë në Shqipëri bëri njohjen e vendimit dhe e dënoi përfundimisht me 4.4 vite burg, Edmond Begon. Ai u lirua me kusht pasi bëri më pak se 2 vite burg duke u liruar përfundimisht më 24 nëntor 2011.

Lidhjet e Begos me politikën

Prej 7 vitesh Mond Bega ia kishte dalë të kthehej në një biznesmen, kryesisht në fushën e ndërtimit. Ai u bë i njohur edhe si president i klubit të futbollit të Lushnjës për një periudhë kohe. I pari që foli për lidhje të Mond Begës me politikën duke përmendur edhe emra ishte gazetari Flamur Vezaj.

“Edmond, Mondi Manoli, etj etj Befa, Bego. Sipërmarrës, biznesmen, mik politikanësh, trafikant droge?! Në sistem rezulton i kërkuar, por në Shqipëri me politikanët e duhur kërkimi është më shume CV, sesa telash. Ruçi, Balla Veliaj, Rama thua miqësitë e tij janë kaq të pakta?!?!” – shkruante Vezaj duke shtuar: “Duket se ne Shqipëri Bego ka qene i patrazuar, madje nen shoqëri e mbrojtje politike dhe biznesesh. Në nëntor të 2014-së Bego kërkon nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore leje minerare te cilën e mundëson ne vitin 2015 pasi ka regjistruar subjektin Inertr Expres ku është administrator.

Biznesi i ndërtimit merr shtat edhe ne Tirane me pallate por dhe pune publike. Sa i ka dhene apo premtuar Veliaj??! Një vit më vonë Mondi Bego me të njëjtat të dhëna të të arrestuarit ka hapur një tjetër shoqëri SGB sipas ekstraktit te QKB këtë herë sërish vetë administrator ka diversifikuar portofolin e idesë së investimeve. Dhe qendra e zyrave te firmës së re nuk është më në Elbasan, por në Lezhë. Këtu krahas inerteve ka dhe transport hidrokarburesh dhe bojërash si dhe shitblerje automjetesh” – shkruan gazetari.

Partia Demokratike shkoi edhe më tej. Nënkryetari Edi Paloka sfidoi Taulant Ballën të përgjigjet nëse i ka dhënë mbrojtje politike këtij njeriu. Një ditë me pas edhe deputeti Enkelejd Alibeaj bëri të tjera pyetje.

“Taulant Balla duhet t’u shpjegojë shqiptarëve: Çfarë e lidh me trafikantin e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqishëm këto dy vitet e fundit? Sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189? A është Taulant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narko-trafikantit biznesmen?”.

Vetë Balla ka bërë deri tani një gjysmë-reagim duke e bërë ironi me akuzat dhe duke i quajtur ato skenar të ngjashëm me “Babalen” duke lënë të kuptohet se do të padisë demokratët në prokurori.

Policia e shtetit bëri një deklaratë të gjatë duke theksuar se ky person nuk është në kërkim, as nga shteti shqiptar dhe as nga ndonjë shtet tjetër. Po atëherë përse u ndalua nga policia greke? Në gjykatën e Igumenicës, biznesmeni 48-vjeçar tha se e kishte kryer një herë dënimin e dhënë në Itali, por kjo nuk iu mor parasysh. Ai do të qëndrojë në qeli derisa shteti italian të thotë fjalën e fundit. Gjithsesi ky arrestim nuk pritet të kalojë pa trazuar edhe një herë politikën e Tiranës në këto ditë të nxehta gushti pasi edhe ky duket se është një tjetër nga rastet e shumta ku përzihet krimi, politika dhe biznesi. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Po si ka mundesi qe keta biznesmen te jene lidhur vetem dhe vetem me PS! Likja dh saliu ju kane ndenjur larg! Asnjehere dhe asnje shqiptar nuk e di lidhjen e ketyre me drogen! As andi bushati patjeter qe nuk e di! As Citynews nuk e di!Vetem saliu i di dhe u ben presion te gjitheve!

  2. Pse nuk mereni kush ja uli denimin dhe liroi per sjellje te mire kete bastard,pse drejtesia e kohes se saliut nuk e dorzoje te autoritetet italiane me keto te meret muli gazetar.

    1. Po kush ju ka penguar ju zagarët e rilindjes enveriste që me zell të madh postoni çdo ditë nga një bajgë tuajën në internet, që të denonconi me emra e fakte, se cili trafikant droge ka pasur lidhje me “saliun” ?
      “Saliu” nuk është as gazetar e as zbulues i antimafies.
      Janë qindra qytetarë (dixhitale) që e informojnë ate çdo ditë për bëmat e kësaj qeverie e ai si ish lider i opozitës e sot deputet i PD i publikon në media.
      Flamur Vezaj e gazetarë të tjerë investigativë, kanë vite që kanë grumbulluar fakte e dëshmi për të denoncuar publikisht njerëzit e botës së krimit të lidhur me politikën.
      Taulant Balla, numuri 2 i PS, është akuzuar publikisht nga opozita për ngjarje konkrete e jo se në publik qytetarët e quajnë me emrin “Tualet Palla”.
      I vetmi “krim” që ka mundur ti gjejë Tualeti liderit aktual të opozitës, z Basha, na qenka se ai quhet “Lulëzim”. I vetmi “argument” që përdorni ju zagarët enveristë kundër profesor doktor Berishës, na qenka se “Saliu” është “shpellar” nga Tropoja.

      1. O i paemer,po pse Pak të duket ty që nje shpellar të drejtoj politiken shqiptere per njezet e ca vjet?!Shpellari erresire di të shperndaje,erresire,injorance,arrogance,pisllik,vrasje,grabitje,e shume e shume zullume që nuk ka bir nene e bir kurve ti bjeri në vije,pasi pasojat e shpellarit duan vite e vite te korrigjohen,sepse per fat të keq shpellari ka edhe shume perkrahes SI puna jote që me mire tju shashe nga ropt e shpise se Sa tju shashe Salen….

  3. Pervec tere historise se nje krimineli qe behet ELITAR duke qene MIK I politikaneve, e rendomte kjo per ket Narkoshtetin me KM qe ka 7 vjet qe bubullin se po bo shtet….po s’kina pa gjo akoma,
    po une dua te ve ne dukje tani ket bubullimen belbacuke te PD nepermjet palokes qe ze me goje veeeeetem ballen ftyrnallonen,
    kur nji gazetar I vertete, nderime per ty Flamur Veizaj, ja ka dhene te shkoqur, ja Gazetari qe I dhemb ky vend e ky popull perballe PD qe flet per interesa te Kellires vet,
    Bubullin digjni… Shembni…. Po kur vjen puna te PUNA tall b. Balla: yyyyyffff BabaleOpozite!!!!
    Ja gazetari Qytetar:
    Edmond, Mond, Manol, Befa, Bego etj
    ( keta ShOKET e edvinit sepse kane shume emra, e ka spjegu shoku edvin per roshin)
    sipërmarrës, biznesmen, mik politikanësh, trafikant droge, në sistem rezulton i kërkuar, por në Shqipëri kjo është…. CV, Jo telash.
    Ruçi, Balla
    Veliaj,
    Rama
    – miqësi të pakta?!?!

    Në nëntor të 2014-së
    Biznesi i ndërtimit I begos merr shtat edhe ne Tirane me pallate, pune publike.

    Sa i ka dhene apo premtuar Veliaj??!

    Një vit më vonë Mondi Bego një tjetër shoqëri SGB ket here në Lezhë.

    Per ne qytetaret eshte e Qarte pse Bego I kerkuar ka qene I nderum ne Shqiperi, nen shoqëri e mbrojtje te rames, veliajt, balle, ruc : KupolaRilindore.

    Pyetja eshte:
    Pse PD belbezon: balla, balla!!!!

    Dhe balla ja kthen: yyyy o Babale! Me ty Opozite une tall b. Sa te kem jete!!!!

    Qepallim vape.

    Shenim
    Nuk eshte se cuditet kush, vetem po e veme ne Drite….

  4. Je bere per gjynah ti qe shkruan sikur flet vete salivari,shkruan cercaf dhe nuk thua asgje vetem ca citate te saliut,ishkreti ti vape.

  5. Keta qe komentojne si i pa-emer duken qe jane kelyshet e saliut..
    U ka lene saliu pa emer ju o kurva ??

    Nuk ka vend pa injorante, po ju qe mbroni kriminelet jeni me te ndyret/ fulliqerit ne bote.
    Mut ne fetyren tuaj.

  6. Perseri falenderoj komentuesin Bert! Nje mendje e sakte dhe e qete sot qe na mungojne shume! Vini re komentuesit e saliut! Vini re gjuhen bastarde qe perdorin,gabimet ortografike etj> Vini re gazetaret e saliut qe kane hapur portale jane gjysem analfabete! Mercenarizmi eshte kthyer ne profesion fitim prures! Kane mbaruar shkollen e “gazetarise” lexo te saliut, po nuk dine shqip, njelloj si Llalla!Saliu solli dhe injorancen qe u duhet serbeve per shqiptaret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *