• |
ide | kryesore

Kujdes me shkeljet në rrugë, uniformat blu prezantojnë risinë: Shkeljet e rregullave kapen me dron

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka prezantuar sot me anë të një video një risi në zbulimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Në video tregohet se  tashmë parakalimet e gabuara do të evidentohen me dron, kur ndodhin në kthesa të padukshme.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit! Policia Rrugore evidenton me dron parakalimet e gabuara.

Tani ka “ilaç” efikas kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme.

Policia Rrugore po monitoron shkeljet dhe parakalimet e gabuara edhe me DRON

Drejtuesi i mjetit në video në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e “çarmatosi”

Edhe shkeljet e tjera:

  1. Respektimi i përparësisë në rrethrrotullime;
  2. Distanca e sigurisë mes mjeteve etj.

Vendet ku monitorohet me dron?

Në të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut.

Policia Rrugore apelon për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe rregullave të qarkullimit.

Për çdo shkelje telefono në numrin falas 112, 24/7



2 Comments

  1. Edhe sikur policet ti beni te fluturojne, prape do kete shkelje te rregullave sepse ne fakt nuk i keni rregulla por crregulla. Policia vendos gjoba ne vend qe te njoftoje Zyren e Sinjalistikes Rrugore per problemet me tabelat, vijezimet dhe rruget cope cope. Kjo nuk eshte Policia, kjo eshte Pordhicia. Dhe sa per dijeni, keni harxhuar leket kot se Droni punon ne disa frekuenca qe me nje pajisje 5USD kineze ta rrezojne per 1 sek e tallin thyben me juve.
    Dhe si Polici e Rilindje, po ju iken koha e genjeshtrave, fasadave dhe pordheve. Cdo gje e ka nje fund, e ka nje tik-tak qe ndalet. Por kur te rrezoheni, me dron do monitoroheni, deri sa ti villni te gjitha gjobat e padrejta dhe leket nendore qe ju merrni njerezve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *