• |
ide | kryesore

Nga kampion në boks dikur, sot në luftë me heroinën, rrëfehet i riu: Më braktisën të gjithë

Lajme, Të fundit



Para se të niste përdorimin e heroinës, Riad Celufaj ëndërronte të bëhej një ditë kampion në boks, ndërsa sot lufton nga varësia ndaj drogës. Familjarët, të afërmit dhe miqtë thotë se e kanë braktisur, ndërsa prej 6 muajsh nuk injekton më drogë në gjakun e tij. 24-vjeçari nga Shkodra kërkon ndihmë për të mos përfunduar një viktimë më shumë e heroinës.

Jam shkatërruar nga droga, kam shkatërruar jetën e familjes”, janë fjalët e të riut. Ai e nisi drogën kur ishte vetëm 18 vjeç duke përdorur heroinë, ndërsa sot ndodhet mes shumë vështirësive.

I riu shkodran tregon përmes një interviste rrugëtimin e jetës së tij deri sot në ditët më të këqija, me shpresën se tashmë do të nisë një kapitull i ri. Rrugëtimi me drogën për Riadin nuk ishte asgjë tjetër veçse një shkatërrim. Vjedhje, borxhe, mashtrime, ndarje nga familja, ndarje nga miqtë dhe të gjitha këto të lënë të kuptosh se 24- vjeçari ka prekur fundin.
Por, Riadi për fat të mirë prej 6 muajsh ka gjetur forcë dhe është shkëputur nga përdorimi i drogës. Sot më shumë se kurrë, ky 24-vjeçar ka nevojë për të gjithë, për familjen, për shokët, për shoqërinë dhe akoma më shumë për shoqatat, institucionet apo individë që kujdesen për këtë shtresë personash.
Rrëfimi i Riadit nuk mbaron me kaq. Ka diçka shumë të rëndësishme për t’u thënë të gjithë të rinjve shkodranë dhe jo vetëm, që rrezikojnë të bien në kurthin e përdorimit të drogës. Riad Celufaj gjeti forcën duke kërkuar publikisht ndihmë.

Unë e kam nisur që kur isha 18 vjeç. Në atë kohë shkova në një sallë lojërash dhe aty takova rastësisht një person. Ai ishte përdorues dhe duke ndenjur me të e mësova edhe unë. Që atëherë më janë bërë 6 vite që unë përdor heroinën, derisa kam arritur në këtë ditë që kam humbur gjithçka dhe kam nevojë për ndihmë. Jam në një situatë të keqe, ndërsa kam vetëm 1% shpresë, 99% jam i humbur. Fillimisht merrja para në shtëpi si çdo i ri. Më pas kam filluar që të marr borxhe kudo dhe nuk i ktheja më paratë në shumicën e rasteve. Pas borxheve te të afërmit, kam nisur të marr borxh në shokë dhe më pas te të njohur të tjerë. Pas borxheve, disa herë jam detyruar të vjedh paratë e shtëpisë ose kam shitur orendi apo gjëra të tjera të shtëpisë. Edhe kur i shoh të rinjtë, mundohem me fjalët e mia që t’u tregoj historinë time dhe t’u them që t’i qëndrojnë sa më larg drogës sepse do t’mohojë edhe familja, siç më ka mohuar mua bashkë me gjithë rrethin shoqëror.” – shprehet i riu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *