• |
ide | kryesore

Nicky Minaj kundër Travis Scot,’Përfiton si burri i Kylie-t’

Paparazzi, Slider



Nicky Minaj është më shumë se e revoltuar me faktin që albumi i saj nuk po dominon të gjitha listat e mundshme dhe për këtë ajo thotë se fajin e kanë pseudoartistët të cilët sheshin materialet e tyre muzikore jo me vokal, as performancë por me gratë apo fëmijët e tyre.

Specifikisht ajo është tallur me Travis Scott, partnerin e Kylie Jenner duke qenë se ky i fundit në Instagram iu ka thënë ndjekësve se nëse vijnë në koncertet e tij do të kenë mundësi të takohen me Kylie-n dhe vajzën e tyre Stormie.

“Unë derdh gjak e lot për të nxjerr një album të mirë dhe Travis Scott shet koncertet duke qenë partner i Kylie Jenner duke i thënë njerzve që të vijnë të shohin Kylien në turin e tij. Nuk e di, po shkrihem së qeshuri. Arrita të thyej rekorde vetëm duke falenderuar Zotin dhe fansat e mi!” – ka përfunduar në reagimin e saj Nicky Minaj në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *