• |
ide | kryesore

Përcaktohet kalendari i Kategorisë 1, Vllaznia e nis në shtëpi, Besa vizitore në Pogradec

Sport



Pas ndarjes së grupeve, ku Besa vazhdon të zgjedhë krahun që dëshiron (cuditërisht) pa pengesën më të vogël të Federatës Shqiptare të Futbollit, është përcaktuar tashmë me hedhjen e shortit edhe kalendari i Kategorisë së Parë në Grupet A dhe B. Natyrisht vëmendja është tek pretendenti i madh i Grupit A, Vllaznia.

Shkodranët që kërkojnë të rikthehen sa më shpejt në futbollin që ka rëndësi, do ta nisin kampionatin në shtëpi ndaj Korabit në datën 9 shtator.

Në Grupin tjetër, aty ku Besa shmangu Vllazninë, pas 4 vitesh në aksin e veriut, kandidatë kryesor janë ballshiotët dhe pikërisht verdhezinjtë, që startin e kanë në ngjitje, duke qenë se luajnë në transfertë me Pogradecin në javën e parë.

Grupi-A-Kategoria-e-Pare-2018-2019
Grupi-B-Kategoria-e-Pare-2018-2019



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *