• |
ide | kryesore

Rabiot nuk rinovon me PSG, garë treshe për mesfushorin

Sport



Barcellona insiston, Psg për momentin bën bllokadë, ndërsa dy gjigantët e Serisë A po sfidohen për ti shkëputur një po Veronique, mamaja menaxhere e Adrien Rabiot. E gjithë kjo, sepse talenti francez nuk ka rinovuar me kryeqytetasit duke shkaktuar një ankand të vërtetë që sheh Juventus e Milan në vijën e parë, ndërsa edhe Inter po mendon të futet në veprim.

Në Katalonjë mediat kanë bindjen se operacioni mund të bëhet, duke patur edhe 31 gushtin datën e lejuar të merkatos. Por spanjollët në këtë rast nuk kanë marrë në konsideratë pozicionimin e PSG. Tuchel e ka titullar fiks e presidenti Nasser Al-Khelaifi është i bindur se mund tia marrë herët a vonë firmën për rinovimin.

Për momentin Rabiot fiton rreth 2 milionë euro në sezon e klubi i ka propozuar një pagesë prej më shumë se 5 milionë në vit. Por dyshimet e Rabiot nuk janë vetëm ekonomikë. Në moshën 23 vjec Adrien dëshiron të zgjedhë mundësinë më të mirë teknike.

Italianët janë më të kujdesshëm dhe duan të kuptojnë cfarë kërkon vërtetë mesfushori. Një akord me kosto zero do të ishte dhuratë e cmuar për Milan, në vështirësi për të qenë brenda normave të FFP. I njëjti vlerësim është edhe për Juventus. Edhe pse kampionët e Italisë nuk kanë probleme buxheti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *