• |
ide | kryesore

Rekordi i frikshëm i Bernabeut, pa Ronaldon është i zbrazur

Sport



Në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu pa Cristiano Ronaldo Real Madrid ka regjistruar një rekord. Në fakt, bëhet fjalë për një rekord negativ: në sfidën me Getafe, e para e kampionatit (ndeshje e fituar 2-0), në Bernabeu ishin të pranishëm 48.446 spektatorë, e dhëna më e dobët për ndeshjet në shtëpi që nga 24 maji 2009 (ndeshja e fundit e kampionatit ’08/’09, kundër Maiorca, sezoni i fundit pa CR7: ishin 44.270 spektatorë).

Problemet për Realin me largimin e CR7 janë pak të thuashë edhe ekonimike, krahasuar me 9 vitet e kaluar me portugezin në skuadër. Para ndeshjes me Getafe merengues shisnin të paktën 7.000 bileta të lira e shpresohej që të teseruarit me pushime të lironin vendet e tyre.

Në Spanjë e kanë nënvizuar se ikja e Ronaldos, mungesë e yjeve të rinj në merkato dhe humbja në Superkupë me Atletico kanë kontribuuar në këtë rekord negativ. Vitin e kaluar për ndeshjen e parë të kampionatit me Valencia, cishin prezent 65mijë spektatorë.

Por statistika që rezulton problematike është se në 9 vitet e fundit në dy ndeshjet që në Bernabeu është regjistruar rekord negativ kanë qenë ato kur Ronaldo nuk vishte fanellën e Real Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *