• |
ide | kryesore

Rreziku nga shembja, 8 urat në të cilat do të ndërhyjë ARRSH

Lajme, Të fundit



Shtatë ditë pas shembjes së urës në Genova në Itali, Autoriteti Rrugor Shqiptar thekson se gjendja e urave në vendin tonë është nën monitorim, por nuk ka arsye për t’u alarmuar.

Qendro: Dua të deklaroj se nuk jemi në panik, as në emergjencë dhe as në alarm. Jemi në monitorim të vazhdueshëm.

Në një deklaratë për mediat, kreu i ARRSH Afrim Qendro u shpreh se nga 1200 ura që janë në administrim të këtij Autoriteti, 8 prej tyre janë në gjendje më të keqe dhe kanë nevojë për ndërhyrje, ndërsa më problematike shfaqet situata me urën e Dragotit.

Gjendja jo e mirë e këtyre veprave vjen nga mosha e tyre, për shkak se disa kompani nuk respektojnë peshën mbi aks sipas Kodit Rrugor, dhe një tjetër arsye është gërryerja tek këmbet e urës, siç është rasti i urës së Peqinit.

Qendro tha se brenda dy javësh do të jetë gati projekti për situatën e këtyre urave që kanë shfaqur probleme.

ARRSH ka ndërhyrë në 25 ura, jo vetëm tek ato që janë ndërtuar prej shumë vitesh, por edhe tek të rejat, siç është Ura e Ndrojës dhe e Zemblakut.



1 Comment

  1. ARRSH-ja fars komplet , vater infeksioni . Po ju keni me shume se 6 muaj qe nuk jeni ne gjendje te hiqni pese gure ne Autostraden El -Tr para tynelit dhe jo te mirembani urat e kohes se qepes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *