• |
ide | kryesore

Sanksionet ndaj Iranit mbajnë lart çmimin e naftës së papërpunuar

Planet



Nafta e papërpunuar Brent ka filluar të hënën javën e tregtimit me 71.72 dollarë për fuçi, ndërkohë që nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) tregtohet me 65.84 dollarë për fuçi.

Të premten, më saktësisht në mbyllje të javës së tregtimit, nafta Brent tregtohej me 72.46 dollarë për fuçi, ndërsa marka amerikane WTI, 68.94 dollarë për fuçi.

Ekspertët janë të mendimit se acarimi i raporteve tregtare të dy ekonomive më të mëdha në botë, SHBA-të dhe Kina, dhe veçanërisht rënia e kërkesës në Azi, rezultoi me uljen e kërkesës globale të naftës.

Megjithatë, rreziqet nga një mungesë globale të furnizimit, nga shkaku i sanksioneve të SHBA-ve ndaj Iranit, po mbajnë çmimet e naftës nga rënia e mëtejshme.

Ditë më parë, Irani shprehu shqetësimin e tij nga oferta e Arabisë Saudite, për më shumë naftë në treg, për të mbuluar hendekun e shkaktuar nga sanksionet mbi Iranin.

Të dielën, Irani tha se asnjë anëtar i OPEC-ut, nuk mund ta zëvendësoj atë.

Tregjet do të ndjekin me vëmendje të veçantë deklaratat e zyrtarëve të SHBA-ve, Kinës dhe Iranit këtë javë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *