• |
ide | kryesore

Të gjithë kundër Contes, Morata sulmi që nuk pritej

Sport



Në përfundim të fitores së Chelsea 3-2 kundër Arsenal, ish-sulmuesi i Real Madrid e Juventus Alvaro Morata ka dashur të sqarojë zërat që përfolën një largim të tij të mundshëm nga Londra: “Nuk kam menduar kurrë të largohem, për mua do të ishte e lehtë, mund të kthehem shumë mirë në Spanjë apo Itali, ku ka persona që besojnë tek unë, por dua ti ndryshoj gjërat këtu”, duke shtuar më pas se kjo zgjedhje “nuk është për ti treguar vendin kritikëve, por për Chelsea”.

Morata ka bërë një prezantim shumë të mirë në ndeshjen e parë me Maurizio Sarri në Stamford Bridge, duke shënuar edhe një gol. E pikërisht për trajnerin kanë ardhur edhe elozhet e sulmuesit: “Ai dëshiroi qendrimin tim, nëse nuk do të isha në planet e klubit do të isha larguar – tha Morata duke vënë theksin edhe tek ndryshimi i lojës në krahasim me vitin e shkuar, me Antonio Conte në pankinë – “Vitin e kaluar manovra përqendrohej në topat e lartë për mua dhe unë duhet ta mbroja e ta shpërndaja me shpinë nga porta, që nuk është se është kualiteti im më i mirë. Tani mund të sulmoj hapësirat, të luaj me një prekje e të futem në zonë për krosimet, kështu që mund të jap më të mirën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *