• |
ide | kryesore

Tradhtoi gruan me shoqen e ngushtë, përfundon në burg 45 vjeçari nga Vora

Lajme, Të fundit



Zbulimi i tradhëtisë së gruas me shoqen e saj të ngushtë ishte e keqja më e vogël për një 45 vjeçar nga Vora. Ai ka përfunduar në burg për përndjekje, pasi e dashura, e cila kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes, ka bërë kallzimin në polici.

Por vetë i arrestuari ka rrëfyer në gjykatë se nuk e kishte kërcënuar dhe nuk e kishte ushtruar dhunë, madje tha se kishte edhe marrëdhenie të mira dhe hyrje-dalje familjare

“Kishte dy javë që nuk donte të bashkoheshim si herët e tjera. Shkova ta merrja si herët e tjera. Ajo ishte e mërzitur. Pasi ecëm 100 metra, më tha “mbaje se do të shkoj në polici”.

Të njejtën gjë ka pretenduar edhe avokati mbrojtës që ka kërkuar masë më të bute sigurie

“Klienti im ka një marrëdhënie shoqërore me kallëzuesin dhe ditën e ngjarjes kanë dashur të sqarojë këtë marrëdhënie dhe nuk ka pasur qëllim ta kërcënojë apo ta vërë në pozitë tjetër siç pretendoi akuza”

Ndërsa prokurorja e çështjes kërkoi nga gjykata arrest me burg, kërkesë që u pranua nga gjyqtari i çështjes Artan Gjermeni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *