• |
ide | kryesore

Video/ Dzeko si Van Basten: “Një nga tre golat më të bukur në karrierë”

Sport, Video



Një gol me peshë, me vlerën e tre pikëve, por edhe një gol shumë i bukur ai i shënuar nga Edin Dzeko në minutat shtesë të ndeshjes Torino Roma. Boshnjaku e ka përcaktuar të majtën fluturimthi me të cilën mposhti Sirigu “një nga tre golat më të bukur që ka shënuar në karrierë”. Numri 9 i Romës ka falenderuar Kluivert për asist: “Më sugjeruan një krosim fantastik dhe shënova një gol edhe më të bukur – shpjegoi Dzeko pas ndeshjes -. Ndoshta vitin e kaluar shënova një edhe më të bukur, por të themi që goli ndaj Torinos është në tre të parët”.

SI VAN BASTEN — Një e majtë fluturimthi në shtyllën e dytë, që nuk vonoi të krahasohej me golin e Van Basten në finalen e Europianit 1988 mes Hollandës e Bashkimit Sovjetik: “Një gol si Van Basten? le të themi që po – ka thënë për Sky qendërsulmuesi i Romës.

https://clips.clippit.tv/plrwbd/720.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *