• |
ide | kryesore

Aksident tragjik në Fier/ Vdes gruaja 6-muajshe shtatzënë

Kryesore, Lajme



Një aksident i rëndë është shënuar sot në aksin rrugor Levan-Fier. Sipas informacioneve të parë mësohet se kanë mbetur katër të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur qafa e Koshovicës dhe janë përplasur dy automjete.

Sipas informacioneve mësohet se viktima është një grua shtatzënë, ndërsa mes të plagosurve ka dhe fëmijë.

Po ashtu mësohet se viktima ishte e moshës 36-vjeçe dhe ishte 6 muajshe shtatzënë.

Mjeti tip Audi ku ndodhej gruaja dyshohet të ketë hyre në parakalim te gabuar.

Mjeti i viktimës vinte nga Fieri për në Vlorë ndërsa mjeti tjetër tip Benz që kthehej nga Vlora për në Fier, edhe pse ka ulur shpejtësinë nuk ka mundur t’i shpëtojë përplasjes.

Në automjetin tip Benz ndodheshin edhe dy femijë të mitur që janë plagosur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjet e shkaqeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *