• |
ide | kryesore

Analisti amerikan flet hapur për rrezikun: Ndarja e Kosovës ndihmon Rusinë, shkakton probleme në Ballkan

Lajme, Të fundit



Analisti amerikan, Daniel Serwer, e ka cilësuar si shumë të rrezikshme idenë për ndarjen e Kosovës.

Ai në një intervistë për gazetën serbe, ‘Danas’, ka thënë se ndarja e Kosovës do të ngriste të njëjtën çështje edhe në vendet tjera, e sidomos në Maqedoni, Bosnjë, Mal të Zi dhe Serbi.

Madje sipas tij, një gjë e tillë, do t’i ndihmonte tentativave të Rusisë për devijimin dhe marrjen e territoreve në Gjeorgji, Moldavi dhe Ukraninë.

I pyetur për deklaratat e kancelares amerikane, e cila tha se nuk do të ketë ndryshim të kufijve në regjion, Serwer tha se edhe amerikanët duhet ta përsërisin të njëjtën frazë.

“Ai ka goditur në shenjë, tash amerikanët duhet ta përsërisin të njëjtën”, është shprehur Serwer.

E sipas Serwer një marrëveshje ideale mes Kosovës dhe Serbisë, sipas tij do të ishte një zgjidhje e cila do të ruante integritetin territorial të dy vendeve, dhe e cila do t’i mundësonte Kosovës anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Analisti amerikan pati një përgjigje interesante kur u pyet se a mendon që Thaçi, Vuçiq e Mogherini duhet të nominohen për çmimin “Nobel” për paqe.

“Po, pse jo?”, ishte përgjigja e Serwer. Kujtojmë se Serwer është një kundërshtues i madh i ndryshimit të kufijve në regjion. Këtë e ka shprehur në secilën prej intervistave kur është pyetur për një gjë të tillë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *