• |
ide | kryesore

Barcelona “viktima” e preferuar e PSG: Pas Neymar, 100 milionë euro për Rakitic

Sport



Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga mbyllja e merkatos në Spanjë e në Francë mes Barcellonës e Psg vazhdojnë të ketë shkëndija. Klubi francez është gati të bëjë një tjetër goditje mes kampionëve katalanas, duke ofruar 100 milionë euro. Nga ana e tyre, spanjollët kërkojnë të bëjnë kundërsulmin me interesimin për një futbollist të parisienëve, pikërisht për Adrien Rabiot.

Sipas Sport, shoqëria e presidentit Nasser Al-Khelaïfi po bën gjithcka për të arritur tek Ivan Rakitic i Barcellona. 100 milionë euro janë gati për nën-kampionin e botës me Kroacinë, ndaj dhe titulli i dedikuar është “Rreziku Rakitic”.

“Klubi francez pret firmën e kroatit që duhet të vendosë këto ditë”. Edhe pak orë për të mësuar se cilën fanellë do të veshë në të ardhmen mesfushori. Në 31 mbyllet merkato e Paris Saint-Germain, pasi ka rrëmbyer me zhurmë milionash Neymar, pret të përsërisë goditjen, edhe një herë në kurriz të Barcelonës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *