• |
ide | kryesore

Bie rekordi i Michael Jackson, “Eagle” zë vendin e parë me albumin më të shitur

Paparazzi, Slider



“Thriller” i Michael Jackson nuk është më albumi më i shitur në historinë e muzikës. Sipas “Associated Press”, “Recording Industry Association of America” certifikoi si 38 herë disk platini albumin e “Eagles” “The Greatest Hits 1971-1975”, i publikuar në vitin 1976. I përkthyer në numër të kopjeve të shitura është i barabartë me 38 milionë.

Në këtë mënyrë kryevepra e Michael Jackson zbret në vend të dytë, sipas të dhënave të RIAA, me “vetëm” 33 disqe platini.

Të dhënat në fakt janë disi kontroverse. “Guinnes World Record” i atribuon “Thriller” 51 milionë kopje të shitura qysh prej vitit 1982. Pa llogaritur postimin e 10 prillit 2014 në faqen zyrtare “Instagram” të mbretit të popit, i ndarë nga jeta në vitin 2009, ku falënderohen të gjithë fansat që mundësuan kalimin e kufirit 100 milionë kopje të shitura në të gjithë botën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *