• |
ide | kryesore

Bora Zemani: Mardhënia ime me Vinin pas ndarjes

Paparazzi, Slider

Ajo është një ndër moderatoret më të bukura të ekraneve shqiptare. Bora Zemani përflitet e përflitet vazhdimisht për jetën e saj personale, por sigurisht edhe për atë profesionale. Viti që kaloi nuk ishte shumë i mirë për Borën, pasi bukuroshja e ekranit i dha fund lidhjes me Dj Vinin, me të cilin ka edhe një djalë, Arborin.

 

Ndarjet janë pjesë e jetës, mirëpo Bora dhe Vini do të jenë gjithmonë të lidhur bashkë për shkak të djalit. Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Pushime on Top”, Bora ka treguar se ajo dhe Vini nuk janë armiq dhe se bëhen bashkë në momentin kur bëhet fjalë për djalin.

“Ne jemi bashkë në momentin kur bëhet fjalë për Arborin. Unë dhe Vini nuk jemi armiq, gjithë jetën do të jemi të lidhur bashkë”,-tregoi moderatorja.

Bora foli gjithashtu edhe për projektet e reja në televizion. Siç është marrë vesh tashmë, Bora nuk do të jetë më prezantuese në Digitalb. Bukuroshja e ekranit nuk zbuloi se ku do ta shohim këtë sezon, por e la surprizë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu