• |
ide | kryesore

Djimsiti nuk njeh limite për Atalantën e tij: “Mendja në Europa League”

F1, Sport



Mbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë, Berat Djimsiti, ka qenë një nga protagonistët në suksesin e Atalantës, në debutimin në kampionat.

“Ishte një përfaqësim për notën 10. E filluam shumë mirë kampionatin, nuk pësuam gol dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për ne. Asnjë ndeshje nuk është e thjeshtë, Frosinone kishte lojtarë të rinj por me eksperiencë në Serie A. Në rastin e parë goditën shtyllën, por pastaj kontrolluam ndeshjen”.

Kështu Berat Djimsiti, në faqen zyrtare të Atalanta, ka komentuar fitoren e marrë në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Frosinones. Tani mendja tek paraeleminatoret e Europa League, të enjten kundër Copenaghen.

“Copenaghen? Kjo fitore na jep besim, krijuam shumë dhe mund të bënim më shumë se 4-0. Do të shkojmë të përballemi me një skuadër ndryshe, por do të provojmë të fitojmë në Mapei Stadium, sepse pastaj në Danimarkë do të jetë e vështirë. Por shkojmë përpara me besim “, përfundoi mbrojtësi që të paktën në të parën e Serie A i ka dhënë një sinjal të rëndësishëm edhe teknikut kuqezi Christian Panuccit se do të ketë një pikë të fortë për tu mbështetur në ndeshjet e afërta të Nation Cup.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *