• |
ide | kryesore

E vërteta e shiritit të zi në profilon personal të Stresit (Foto)

Paparazzi, Slider



Ditën e sotme, reperi Stresi ngriti dyshime me anë të një statusi dhe një fotografie me një shirit të zi në ‘Instagram’. “Nuk do të ketë postime të mia, përveç punës, domethënë muzikës…do ta merrni vesh të vërtetën”, – shkruante reperi. Një pjesë e madhe e fansave dhe ndjekësve të tij në rrjetin social menduan se Stresit mund t’i kishte ndodhur fatkeqësi familjare. Për të zbuluar më shumë detaje dhe se çfarë po ndodh në të vërtetë, ‘RevistaWho.com’ kontaktoi me reperin. “Ka vdekur ‘hip-hop’-i prandaj po kthehem me një album të fuqishëm. Nuk do nxjerrë më asnjë foto, derisa të nxjerrë albumin”, – ka thënë Stresi. Më tej ai ka shpjeguar: “Jam duke mbaruar këngët dhe nuk dua të jap të dhëna se ku jam. Nga ajo shenjë të gjithë kujtojnë se ka vdekur një person, të gjithë filluan duke shkruar çfarë ka ndodhur. E kam bërë, sepse nuk ka më ‘hip-hop’ të vërtetë. Unë do kthehem fuqishëm me albumin tim, me këngët e mia, nga shtatori e mbrapa, prandaj e kam lënë dhe atë shenjën”. Në një intervistë ekskluzive për ‘RevistaWho.com, të pak kohëve më parë, Stresi ka thënë se albumi që po përgatit do të jetë përmbyllës i karrierës së tij muzikore dhe do të tregojë çdo të vërtetë të reperave, që njerëzit nuk dinë. /revistawho

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *