• |
ide | kryesore

Fansat ndëshkojnë Kevin Spacey, dështon në filmin e fundit

Paparazzi, Slider



Fituesi i çmimit Oscar, Kevin Spacey u rikthye në botën e kinemasë dhe të filmit pas akuzave për ngacmim seksual nga më shumë se 10 meshkuj me Billionaire Boys Club.

Filmi i 59 vjeçarit pati premierën në dhjetë qytete në Shteteve të Bashkuara, dhe në çdo kinema u mblodhën mesatarisht 10 dollarë, – një rënie drastike për Spacey.

Billionaire Boys Club kushtoi 15 milion dollarë për t’u bërë, por arriti të mbledhë në premierën e saj vetëm 125 dollarë. Mesa duket publiku ka vendosur ta ndëshkojë rëndë aktorin e famshëm, dhe lëvizja #MeToo është mbështetur edhe nga fansat e prodhimeve të tij.

Spacey numëron shumë akuza për ngacmime seksuale dhe përdhunime në vitet 80-90, por ai që mori inicativën të flasë ishte aktori Anthony Rapp, i cili e akuzoi Spacey-n për sulm seksual kur Rapp ishte 14 vjeç, në shtëpinë e tij pas një feste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *