• |
ide | kryesore

Ish-kampioni i Liverpool “shkarkon” Mourinhon për këto arsye

Sport



Pas polemikave për merkaton e cështjeve mes Mourinho e Pogba, në kampin e Manchester United vazhdon momenti i kaosit. Për ti shtuar dozat, pas humbjes në javën e dytë të Premier League, ka menduar ish-mbrojtësi i Liverpool Jamie Carragher që në programin Monday Night Football ka dhënë opinionin e tij mbi punën e teknikut portugez. Si raportohet nga Independent, ish-mbrojtësi është shprehur kundër zgjedhjes së Djajve të Kuq për të besuar akoma tek Mourinho dhe ka arsyetuar pse klubi duhet të ndryshojë trajner.

“Nuk mendoj se José Mourinho do të qendrojë trajner i Manchester United sezonin e ardhshëm. Madje, mendoj se mund të shkarkohet që në këtë sezon, pas pak kohe. Mourinho është trajner i të sotmes , jo të nesërmes. Ed Ëoodëard e dinte kur e zgjodhi për skuadrën. Ka trajnerë që mund të stërvisin të rinj, ti përmirësojnë, por jo portugezi. Ai duhet të fitojë menjëherë. Kur merr Mourinhon, mendimet janë që duhet të fitosh direkt, si ndodhi kur mori Ibrahimovic, Sanchez e Matic. Nëse nuk ke ndërmend të marrësh lojtarët e duhur e merr vetëm të rinj, atëherë ke trajnerin e gabuar”.

“Duhet ta kishin mbështetur me atë që kërkonte sepse tani askush nuk po zbavitet duke e parë. Tani është vonë dhe si e thashë nuk e shoh për shumë kohë në pankinën e Manchester United e aq më pak në sezonin e ardhshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *