• |
ide | kryesore

Jennifer Lopez rikthehet me një komedi romantike

Paparazzi, Slider



Jennifer Lopez pas një shkëputjeje të gjatë në fushën e aktrimit, ka vendosur që të rikthehet në një komedi romantike. Gjatë intervistës në emisionin “The Tonight Show” nga Jimmy Fallon, 49 vjecarja u shpreh se këtë rikthim ajo e ndjente të nevojshëm pasi donte përsëri një këndvështrim romantik në jetën e saj.

“Mendoj se ka gjëra të vështira më të cilat përballemi çdo ditë dhe kjo është një mënyrë e mirë për t’u arratisur nga problemet” u shpreh Lopez.

Filmi me titull “Second act” tregon jetën e një gruaje 40 vjecare (roli i Lopez), të cilës I jepet një mundësi shumë e mirë për të përmbushur ambiciet në jetën saj kur një mik I ofron asaj punë në një firmë prestigjoze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *