• |
ide | kryesore

Lezhë/ Gjendet i mbytur në rezervuar 29-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një 29-vjecar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në fshatin Krajen të Lezhës.

Policia bën me dije se viktima është B.L., 29 vjeç, i cili u gjet pa shenja jete në një rezervuar uji pranë banesës së tij. Nga veprimet e para të policisë rezulton se i riu është mbytur në ujë dhe nuk ka shenja dhune.

“Më datë 21.08.2018, rreth orës 06:30, në fshatin Krajen në Lezhë, në një rezervuar uji, afër banesës se tij, është gjetur i vdekur dhe pa shenja dhune, shtetasi B.L., 29 vjeç. Nga veprimet e kryera, dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për ngjarje aksidentale” – thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *