• |
ide | kryesore

Lubonja: Mazhoranca nën iluzionin e Ramës, opozita e braktisur nga oligarkët e saj

Lajme, Të fundit



Për analistin Fatos Lubonja, stina e re politike do të vazhdojë të lëvizë si inerci e muajve të parë të vitit. Gjatë një interviste në studion e Neës24, Lubonja u duk se nuk pret ndonjë ndryshim të madh në sherret dhe përplasjet e zakonshme mes partive, megjithatë pikërisht këto sherre, tha ai, do të nxjerrin disa të vërteta për paratë e pista, historitë e drogës dhe konçensionet që nuk do të ndalen.

“Si do e doja dhe si e pres….do e doja pa sherre, por me dialog, me dëgjim dhe korrigjim të njëri tjetrit në të mirë të vendit, por do ndodhë me sherre konflikte e pa dialog me dy rrugë paralele që njëra anë argumenton në botën e vet dhe tjetra që kundërshton me botën e vet dhe shumica që e vuan këtë situatë ose ikën, ose nuk merren më.

Kemi një mazhorancë që është autiste, jeton në iluzionnin e vet të madhështisë së kryeministrit dhe të rilindasve dhe një opozitë që s’del dot prej saj gropës dhe e braktisur nga oligarkia që e ka mbështetur dhe të dy palët s’bëjnë dialog”, u shpreh analisti.

Cilat janë ato cësthje që do krijojnë këto sherre në politike me nisjen e sezonit të ri?

Lubonja: Ka shumë cështje, e gjithë mënyra e qeverisjes është problematike e do vijojnë historitë me koncesionet, që jepen paratë publike, tjetër historitë e drogave lidhjet e qeverisë me trafikantët që po pastrojnë paratë, ku besoj do dalin fakte se Shqipëria është e vogël. Në luftën politike besoj se do dalin edhe këto.

Vetingu si do e përplasë politikën?

Lubonja: Edhe kjo sipas meje të paktën tashmë, dështimi i dukshëm i reformës në drejtësi do jetë objekt i madh debati e sherri edhe duke u denoncuar pasojat e kësaj, Psh për teatrin, ligji duhet të shkojë në gjykatë kushtetuese, do vendoset me forcën e kartonit? Do ketë njerëz që do kërkojnë drejtësi e s’do gjejnë.

Prokuroria po jep shenja të qarta që është selektive, na premtuan se do hynte aktori që ka luajtur rolin e babales, sot e kësaj dite të gjithë e kanë harruar, e la vëllain e Xhafës të iki, por cfarë po bën për këtë?



4 Comments

  1. lubonjanuk rresht se lepiri byth kriminelsh komunist si rama,ruqi,xhafa,balla.po nuk te ka faj opozita por ju derrat qe duruat enverin 55 vite e tash dhjerjet e tij rama ruqi.

  2. I dashur Z Lubonja! Kot lodhesh, ne Shqiperi nuk ka klase politike, ne mendesine evropjane te politikes, thjesht ka individ, mund ti quash dhe oligark qe pushtetin si ne pushtet dhe ne opozite e perdorin per interesat e tyre ekonomike. Gjithashtu le shume per te deshiruar niveli qyteterues i votuesve shqiptar. Ky popull ka ate klase politike qe e meriton!Boll u moret me menyren se si te behen te dobishem kjo klase politike. Nuk sherohen perkundrazi keqesohen ma shume. Meruni me te ardhme, por pa keta te sotmit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *